Categories Kuriozitete

Horoskopi 29 tetor 2020, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Hëna dhe Marsi shkëlqejnë në qiellin tënd! Me zhurmën dhe entuziazmin që do të gjeni problemet tuaja do të tërhiqen dhe pengesat do të largohen nga rruga juaj.  Gjendja juaj shpirtërore do të jetë në harmoni dhe do të ndiheni shumë herë më të sigurt për veten dhe zgjedhjet tuaja. Me pak insistim dhe vendosmëri ju mund të arrini diçka që është afër zemrës suaj. Disa pakënaqësi të vogla do të tronditin marrëdhënien me partnerin tuaj.

Demi

Hëna anonime në shtëpinë e dymbëdhjetë do të shkaktojë një trazi të madhe dhe kjo gjë do të ndikojë shumë në humorin tuaj.  Në sektorin tregtar disa propozime për biznesin do t’ju vijnë dhe bëni mirë ti mendoni njëher dhe ti kushtoni rëndësinë e duhur. Për të ruajtur peshën shkoni në palestr dhe gatuani lehtë.  Gjithashtu, lëvizni sa më shumë.

Binjakët

Sot do të jeni të relaksuar dhe do të mirëprisni të gjitha këshillat që do t’ju vijnë. Të gjithë mendojnë për vete prandaj dhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë, kushtojini vëmendjen dhe rëndësinë që meritoni vetes. Mos besoni te personat që afrohen sikur të jenë miqtë tuaj pasi ata mendojnë vetëm për përfitime personale. Je beqare? atëhere ditë e mirë kjo për të gjuajtur dhe nuk do e keni aspak të vështirë duke marrë parasysh sa filturus jeni ju binjakët.

Gaforrja

Me Hënën dhe Marsin armiqësor ndaj shenjës tuaj do të bëni aq sa mundeni. Dita duket pak më e lehtë për djemtë, të cilët favorizohen nga yjet ndryshe nga vajzat, Nëse jeni shefi, sot nuk keni ide të qarta, por nuk është vetëm faji juaj janë rrethanat ato të cilat  ndryshojnë vazhdimisht kartat në tryezë, për pasojë ju detyrojnë të ndryshoni pozicionin tuaj.

Luani

Kur bëhet fjalë për punën, ndiheni të sigurt, mendoni se mund ta bëni çdo gjë dhe askush nuk mund t’ju pengojë të shkëlqeni.  Sharmi juaj do të kapërcejë çdo rezistencë! A je vetem? Ju mund të pushtoni prenë atë që aq shumë e doni. Ndërsa, ata që janë në një marrëdhënie në çift duhet të tregojnë kujdes pasi Hëna do t’ju përziejë pak ujrat.

Virgjëresha

Asnjë bixhoz sot, as bixhos dhe as bursë. Kini kujdes gjithashtu nga investimet në tregun e aksioneve që duken interesante, por në të vërtetë fshehin disa çështje të ngatëruara.  Mbrëmja do të kalojë bukur duke vizituar një ekspozitë arti ose duke marrë pjesë në një koncert klasik. Kinemaja, kultura dhe letërsia gjithmonë aktive si një qilim fluturues për t’ju larguar nga një realitet shumë i padëshiruar.

Peshorja

Ditë e keqe në të gjitha frontet, Hëna dhe Marsi përballë shenjës suaj do tja u bëjnë ditën lëmsh. Nëse nuk dëshironi të dilni me miqtë tuaj sot të darkë atëhere  nxjerrja e justifikimeve është  ide e shkëlqyer për të dalë nga situata. Kjo e sotmja për shumë prej jush do të jetë dita perfekte për të pushuar dhe për të fjetur. Kini kujdes kur prekni objekte të mprehta sepse një inciddent i vogël mund të ndodhë.

Akrepi

Hëna e ditës në shtëpinë e gjashtë ju flet thuajse ekskluzivisht për punën, veçanërisht nëse përfshiheni në një negociatë, në një takim ose në një provim të lartë universitar. Një tjetër temë kryesore e ditës do të jetë vëmendja që ju i kushtoni partnerit tuaj, ai ka filluar të bezdiset nga i gjë ai interes që ju tregoni.Tregoni kujdes me shëndetin tuaj diçka serioze po ndodh me trupin tuaj dhe bëni mirë që të shkoni të bëni një vizitë te mjeku.

Shigjetari

Qiell i mrekullueshëm për Shigjetarin! Hëna në fushën e pestë është e gatshme t’ju flasë për dashurinë. Në dashuri ju jetoni ndoshta faqen më të bukur të jetës tuaj. Dialogu, ndjenja dhe seksi shkojnë dorë për dore! Ndërmarrësit dhe profesionistët e pavarur vazhdojnë ata që punojnë në ekip me të tjerët ose janë të përfshirë në shitje bëjnë përparim.

Bricjapi

Nga Hëna dhe Marsi ju sot do të jeni të penalizuar dhe dita do të shkojë si mos më keq. Ju shqetësoheni shumë për një biznes të menaxhuar nga një person që nuk ju bind. Partneri juaj do t’ju suprizojë por kjo nuk do të ndryshojë gjendjen tuaj shpirtërore e cila ditëve të fundit është mjaft e rënduar. Ju sot do të dëshironi të bëni shumë marrëzira por një familjar i juaji ju ndalon në kohë.

Ujori

Sot do të dëshironi të dilni me sa më shumë njerëz dhe të shoqëroheni me miq të vjetër. Mundohuni të planifikoni ditën tuaj pasi vetëm kështu mund të keni kohë për ti bërë të gjitha gjërat.  Udhëtimet, ahh sa ju ka marrë malli për ato, por frika nga virusi nuk ju lejon të bëni asnjë hap më tej. Në dashuri çdo gjë është në rregull.

Peshqit

Çështjet ekonomike janë gjatë gjithë kohës në mendjen tuaj. Në fund do të gjeni zgjidhjen e shumë problemeve të cilat prej kohësh ju mundojnë. Disa udhëzime të reja do të vijnë nga kolegët që ju duan të mirën për të rritur fitimin e të ardhurave tuaja. Personi i zemrës do t’ju japë një kohë të vështirë kur bëhet fjalë për të organizuar kohën tuaj të lirë, ai dëshiron që të vendosë për çdo gjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME