Categories Kuriozitete

Horoskopi 3 Prill 2021

Dashi

Në marrëdhënie do të keni nevojë për të zhvilluar një bisedë të rëndësishme me njëri tjetrin. Mundohuni të sqaroni çdo pakënaqësi. Për beqarët sugjerohet të rrinë në pauzë  pasi  nuk është momenti i duhur. Shëndeti  kërkon më shumë kujdes. Financat janë në rritje.

Demi

Një ditë e përzier pritet për jetën tënde të dashurisë. Beqarët sot janë gati për të dhënë shenjat e para për personin që ato dëshirojnë po kujdes pasi humori juaj është tepër delikat këto kohë. Shëndeti paraqitet i komplikuar po ashtu dhe financat. Merrni masa.

Binjakët

Atmosfera është romantike me partnerin tuaj. Çifti juaj ndihet i plotësuar përmes surprizave, kështu punoni. Për beqarët do të jetë një ditë plot dyshime. Nuk jeni në formën më të mirë pasi shëndetin e keni lënë pas dore. Zhvilloni më shumë karrierën, sot është dita.

Gaforrja

Në marrëdhënie ju dëshironi të gjeni një ekuilibër më të mirë midis jetës suaj shoqërore dhe jetës së punës. Për beqarët duket se një marrëdhënie po ndodh. Vendosmëria juaj do t’ju ndihmojë të vendosni qëllime të reja ose të merrni më shumë përgjegjësi.

Luani

Marrëdhënien juaj sot paraqitet tepër e luhatshme, mos merrni vendime.  Ju beqarët nëse jeni duke kërkuar për një qëndrim një natë, atëherë jeni me fat, por nëse jeni duke kërkuar dashuri të vërtetë, atëherë vetëm do të zhgënjeheni. Financat kërkojnë më shumë punë.

Virgjëresha

Në marrëdhënie keni nevojë  për harmoni dhe stabilitet, nëse nuk e keni, flisni me partnerin. Po ashtu dhe beqarët nuk do të pranojnë çdo gjë sot, do kërkoni stablilitet. Humori nuk do të jetë i qëndrueshëm. Kujdes në punë, ndaloni ankesat e tepruara.

Peshorja

Çështjet e vogla personale do ju lëkundin qetësinë sot. Dita fillon mirë por gradualisht gjërat dalin nga kontrolli. Beqarët janë me plot shpresë dhe të hapur për njohje të reja. Shëndetin dhe financat mundohuni ti mbani në të tillë lloj gjendje.

Akrepi

Në marrëdhënien tuaj, më i dobëti nga ju të dy do të përshtatet me dëshirat e tjetrit. Beqarët kanë vetëbesim dhe e dini që jeni shumë mirë me komunikimin. Kjo do t’iu favorizoj. Sot ju do të mbani distancën tuaj nga problemet në jetën tuaj shoqërore pasi po mendoni për shëndetin tuaj.

Shigjetari

Në marrëdhënie durimi juaj është i dobët dhe partneri nuk do ju kuptoj, gjendja mund të përkeqësohet. Beqarët kanë ende shpresë. Shefi juaj mund t’ju ngrejë në detyrë sot. Shëndeti kërkon më shumë kujdes.

Bricjapi

Sot do të jeni shume të ndjeshëm dhe këto emocione nuk do të merren për mirë nga partneri juaj pas e ka të vështir të të kuptojë. Sot do të ketë mundësi pafund për ju beqarët. Në punë do të jeni nervoz, kujdes mund të merrni vendime të nxituara.

Ujori

Ju padashur i lini mënjanë momentet e dashurisë, nuk duket se ndonjë pasion i zjarrtë është i pranishëm me partnerin tuaj. Fatkeqësisht, jeni të  mbingarkuar  nga ngjarjet e përditshme. Beqarët duhet të sqaroni një situatë, e cila duket mjaft e paqartë. Sot do të jeni shumë të ndjeshëm dhe në punë do të stresoheni shumë.

Peshqit

Në çdo rast, do të keni në sy vetëm lumturinë e partnerit tuaj sot. Beqarët do të marrin një kthesë të madhe drejt një lidhje. Dilni sot për tu çliruar nga stresi pasi në punë nuk jeni shumë mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME