Categories Kuriozitete

Horoskopi 6 Janar, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi-Pozicioni i yjeve sot nuk inkurajon bisedat reale. Ndjenjat do të jenë të përziera kështu që mesazhet që do të merrni nuk do të jenë të lehta. Duhet të shpjegoni si ndiheni. Sa më pak frikë të keni që ta shpjegoni veten aq më mirë është.

Demi-Nuk dini si ta shprehni dashurinë dhe përkujdesjen që keni ndaj një personi. Pozicioni i yjeve do të krijojë një gjendje konflikti mes gjërave që thoni dhe ato që kuptoni nga personi i zemrës.

Binjakët-Do të krijohet një ndjenjë konflikti në lidhjen në çift. Për disa arsye të dy dukeni sikur keqkuptoni njëri-tjetrin. Megjithatë ka edhe pak kokëfortësi në këtë mes. Të dy i qëndroni këndvështrimeve tuaja dhe nuk lëvizni fare, por kjo nuk ju afron. Duhet që ta dëgjoni njëri tjetrin përpara se të zgjidhni të gjitha problemet.

Gaforrja-Duhet të mendoni nëse është i mençur vendimi që ta lini një person për të cilin ndjeni diçka për shkak të një sekreti. Nuk jeni të sigurtë deri ku mund t’i besoni këtij personi.

Luani-Duhet që të riskoni sa i përket marrëdhënies në çift. Tashmë jeni duke u përballur me një tension të brendshëm, çka është diçka që përgjithësisht përpiqeni që ta shmangni. Megjithatë mos e injoroni frikën dhe duhet të shikoni përpara.

Virgjëresha-Mund të bëni çfarë të doni. Megjithatë mos i merrni gjërat falas. Sot do të ndiheni më kavalierë se zakonisht, por gjatë procesit të të shkuarit pas asaj që doni, do të harroni të pyesni njerëzit e tjerë se si ndihen. Plotësoni nevojat e partnerit.

Peshorja-Do të zgjidhni disa probleme me shpirtin binjak. Duhet që të uleni dhe të bisedoni. Megjithatë keni nevojë që ta qetësoni personin e zemrës përpara se të nisni diskutimin. Kozmosi ju jep të gjithë energjinë pozitive që të arrini ato që doni sot.

Akrepi-Mos mendoni se mund t’i merrni vëmendjen një personi atëherë kur doni. Duhet të kuptoni si i doni marrëdhëniet dhe pastaj prisni të ndodhë magjia. Duhet t’i bëni vetes disa pyetje përpara se të gjykoni motivet tuaja për të hyrë në një lidhje.

Shigjetari-Pozicioni i planeteve ju bën që të kërkoni të punoni më shumë. Jeni përpjekur që të provoni të gjitha llojet e qasjeve, por nuk e keni përcaktuar se çfarë doni në fund.

Bricjapi-Megjithëse duket sikur personi i zemrës po ju injoron, kjo është e paqëllimtë. Së shpejti do ta kuptoni edhe vetë. Keni për të marrë një surprizë të bukur.

Ujori-Duhet të merrni hapa përpara në lidhje me një marrëdhënie të caktuar. Duhet që të ndryshoni mënyrën si i prisni gjërat.

Peshqit-Mund të mos ndiheni rehat në çfarëdo lloj qasje që keni ndaj personi të zemrës. Do të keni shumë dyshim dhe paranoja. Është një çështje e caktuar që shkakton tension mes jush. Por nëse doni të vazhdoni përpara në këtë marrëdhënie duhet që të filloni të bisedoni me njëri-tjetrin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që…

LEXO ME SHUME