Kuriozitete

Horoskopi/ Çfarë parashikojnë yjet për vitin 2023, zbuloni ditët më me fat për secilën shenjë!

Shumëkush prej nesh është kurioz të dijë se çfarë parashikojnë yjet për vitin 2023. Më poshtë do të zbuloni se çfarë do të ndodhë me secilën shenjë për vitin që vjen.

Dashi

Keni shansin më të mirë për shumë arsye edhe pse keni ndikim me Marsin, tre mujori i parë është pozitiv dhe shumë i rëndësishëm në ekonomi, gjithashtu është koha e përshtatshme në lidhje me çështje shpirtërore, në lidhje me karrierë duhet të veproni, tre vitet të fund kanë qenë të vështira, por është koha të veproni.

Demi

Mund të keni ndryshime punë të 10 ditëshit të parë, pas muajit mars dhe deri muajin korrik është koha për të bërë lëvizjet e duhura. Në udhëtime dhe marrje dokumentacioni është momenti më ideal. Në lidhje me anën shpirtërore  keni pasur debate mes të tretëve, por kur të bëni ndryshime do jeni ju dhe personi që keni përballë, jo të tretë.

Binjakët

Është momenti të gjeni të drejtën tuaj, është momenti perfekt i çështjeve të mëdha. Për problemet me punën që jeni larguar pa e pasur fajin juve erdhi momenti që ta zgjidhni në shkurt. Shkurti është shumë pozitiv. Maji, shtator, dhjetor koha më perfekte se të zgjidhni shumë ngërçe. Në lidhje me çështje shpirtërore e keni mundësinë në janar deri në maj për të stabilizuar gjithçka doni.

Gaforrja

Gjithmonë ka qenë dhe mbetet shenja më perfekte e zodiakut, është një vit shumë i mbarë edhe pse do të lodheni shumë do të përfitoni,  nëse keni një pasuri të paluajtshme do e merrni, është moment vendimtar, mund të keni një rritje ne detyrë, ose rritje rroge, mund ta realizoni në fund të shkurtit, fillim marsit dhe maj shtator e tutje.

Luani

Edhe pse jeni skeptik në ndryshime, është koha juaj më ideale në mars, maj qershor, korrik e gusht.

Virgjëresha

Në punë do të bëjnë një shitje, ka ndikim aq të madh saqë do të çuditeni. Është momenti më perfekt në shitblerje, në anën shpirtërore, Nëse do të bëni një udhëtim bashkim familjar është momenti perfekt, edhe pse jeni kërkoni t’i realizoni më shpejt, duhet të duroni se do të dilni të fituar.

Peshorja

Peshoret kanë mundësinë falë ndryshimeve të ndikimeve të Mërkuri dhe Marsi u jep mundësi në fushën ekonomike financiare, edhe pse do të harxhoni  disa para në investim në biznesin tuaj, është një moment i mirë, mos të ndryshoni atë që keni menduar tre vitet e fundit. Atë që keni nisur betiseni, është momenti juaj dhe do ta realizoni falë djersës suaj edhe pse keni pasur debate tani e zgjidhni këtë ngërç, stabilizimi është në anën tuaj.

Akrepi

Ndryshime në fushën e punës sepse një çështje ligjore në vitin 2011 edhe që keni pasur më përpara do i zgjidhni këtë vit, është koha më perfekte, çështje shpirtërore duhet të bëni kujdes, nuk janë të vërteta, mos bini pre e mashtrimeve, nuk dihet burimi i fjalëve të tyre.

Shigjetari

Stabilizimi i anës ekonomike, ndryshime në vendin e punës, një punë e dytë,  janë pak dorëshpuar por është momenti për t’u kufizuar, në anën shpirtërore mund të ken një lidhje, martesën, apo edhe një shtatzëni të munguar.

Bricjapi

Kanë pasur shumë gjëra në kohë, por vjen momenti për t’i zgjidhur, Shefi juaj  mund t’ju japë punë të dytë, punë që do ndikojë në ekonomi, ana më e mirë e juaja këtë vit është ekonomia, ju jeni dorë ftohtë dhe zemër nxehtë.

Ujori

Është momenti të zgjidhni çështje që i keni lënë pa zgjidhur, një ndryshim në muajin mars dhe shtator, do zgjidhni gjithçka që doni dhe dëshironi.

Peshqit

Do arrihet gjithçka e madhe në anën financiare, sepse shumë punë para dhe s‘dini nga t’ia nisni në anën shpirtërore dhe të bëni pak kujdes se një ndarje në muajin shtator duket se ka ribashkim në 15-ditëshin e parë në muajin janar dhe vazhdimësia duket perfekte, është një kohë e përshtatshme në stabilizim e dashurisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close