Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor 16 Maj 2021

Dashi

Është momenti më pak i përshtatshëm për të bërë xheloz partnerin/en, përpiquni të zgjidhni gjithçka me durim të madh. Mos i besoni zgjedhjet tuaja në dashuri ndaj rastit dhe nxirrni gjithë guximin tuaj. Për beqarët do të ketë pak zhgënjim midis miqve dhe të njohurve të rinj.

Demi

Ju nuk mund ta përfundonit më mirë se kaq javën! Klima pozitive vazhdon në jetën tuaj; interesa të reja dhe njerëz të rinj hyjnë në jetën tuaj. Siç sugjeron Hëna në Kampin e nëntë, dita është e shkëlqyeshme për marrëdhëniet shoqërore: ju do të transmetoni energji pozitive, do të ndërmerrni nisma që do të vlerësohen dhe ndahen nga partneri dhe miqtë tuaj! Udhëtoni më shumë.

Binjakët

Hëna do të jetë e pranishme gjatë gjithë ditës tek të lindurit e kësaj shenje, duke e shtrirë praninë e saj si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Do të jeni të mbushur me dyshime, lidhur me disa situata që vijojnë të mbeten pezull.

Gaforrja

Më në fund do bashkëpunoni më shumë me atë që keni në krah dhe do flisni për tema të ndryshme. Tregohuni më të duruar, sepse po tentuat të krijoni një lidhje, do lëndoheni. Mos merrni vendime të rëndësishme në planin financiar.

Luani

Dita do të jetë nën ritmin e duhur, ndaj mundohuni që të bëni vetëm gjërat më të domosdoshme. Por ndërkohë stimuloni dëshirën tuaj për të vepruar, duke e lënë veten të udhëhequr nga ndjenjat. Sa i takon punës jeni disi të dekurajuar, por ky nuk është momenti për të hequr dorë.

Virgjeresha

Ka diçka që nuk shkon, e cila ju shqetëson dhe nuk iu kënaq. Me gjasë ka të bëjë me ndjenjat dhe dashurinë. Ndonëse mund të jeni ndjerë të kënaqur dhe të lumtur, ka diçka që nuk funksionon. Edhe lidhur me dashurinë, do të keni ndonjë dyshim.

Peshorja

Kjo është një e diel e cila do të jetë nën ndikimin e favorshëm të yjeve. Ky është momenti i duhur për të bërë projekte të reja dhe plane të vlefshme. Megjithatë duhet të mbani parasysh se dështimi nuk varët vetëm nga yjet, por kryesisht nga përkushtimi juaj.

Akrepi

Akrepët duhet të tregohen të kujdesshëm pasi mund të përfshihen në telashe. Kjo këshillë është e vlefshme mbi të gjitha për ata që punojnë nën autoritetin e një shefi të ashpër. Rekomandohet të tregoheni të zgjuar dhe me takt.

Shigjetari

Mendimet e lëkundura do ju shoqërojnë gjatë gjithë ditës sot. Mbani mend, nuk do ju shërbejë aspak mirë lëkundja dhe ndryshimi i mendjes gjatë gjithë kohës në gjërat që bëni. Nëse ju del një situatë, përballuni me të, mos e neglizhoni sese në fund do dilni humbës.

Bricjapi

Përpiquni të angazhoheni në diçka këtë të diel. Do keni raporte të lëkundura me njerëzit. Kujdes nëse udhëtoni. Kushtojini më shumë rëndësi të dashurit tuaj . Jini më metodikë në dietën tuaj dhe aktivitetet fizike.

Ujori

Do të jetë një fundjavë që vendos gjithçka përsëri në vijë, pavarësisht nëse një person ju përgjigjet ndjenjat tuaja ose mendoni se një miqësi mund të bëhet diçka më shumë. Një marrëdhënie e rëndësishme është në horizont.

Peshqit

Sot, të flasësh për dashurinë do të vijë më lehtë për ty pasi do të përjetosh emocione të bukura, sidomos me Bricjapin dhe Akrepin. Sa i përket punës do të keni forcën dhe mënyrën për të zgjidhur disa probleme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që…

LEXO ME SHUME