Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor 18 Maj 2021

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë tejet të tensionuar dhe nervoz, si pasojë e ditëve negative të kaluara. Do të ndjejnë nevojën që të ruajnë qetësinë sidomos në fushën profesionale dhe familjare.

Demi

Miqtë nuk janë njerëzit që ju gjykojnë në jetën tuaj – miqtë tuaj janë aty për t’ju mbështetur dhe për të sjellë më të mirën tek ju! Pra, nëse jeni të hutuar për diçka, mos kini frikë të ndani problemet tuaja me njerëzit në jetën tuaj. Ata do të jenë në anën tuaj.

Binjakët

Do të keni mundësi të shumta për të riparuar disa shkëputje në raportin në çift. Java duhet shfrytëzuar për të rikuperuar energjitë psikofizike. Angazhimi maksimal në punë, nuk ju ka lënë kohë për dashurinë. Bëni mirë që të rishikoni prioritetet tuaja.

Gaforrja

Kjo do të jetë një ditë e qetë. Sot nuk duhet të jeni shumë i prekshëm nëse dikush është më i mirë se ju në disa situata, gara të parëndësishme nuk duhet të shkaktojnë stres. Në punë disa propozime të reja do t’ju zbukurojnë ditën.

Luani

Parashikohet një javë e mbushur me mundësi. Shfaqja e ndjenjave ndaj personit që keni pranë do ju bëj të ndiheni mirë. Në dashuri, duhet të tregoni kujdes me personat e komplikuar. Ndërsa nëse jeni në një histori të qëndrueshme, mund të vijoni qetësisht.

Virgjeresha

Disa prej jush nuk janë të bindur për partnerin, nëse jeni duke jetuar një lidhje në distancë, distanca ju bën të ndiheni keq. Një këshillë para se të merrni vendime të rëndësishme, mendoni, siç është përfundimi i një marrëdhënieje që ka zgjatur me vite.

Peshorja

Qetësia është virtyt juaj më i fortë. Do të jetë qetësia ajo e cila do ju nxjerrë nga situatat e ndërlikuara, të gjeni zgjidhjen më të mirë për të përballur vështirësitë. Hëna sugjeron të pushoni më shumë dhe të mos lini pas dore personin tuaj të dashur.

Akrepi

Perspektiva të shkëlqyera për profesionin, veçanërisht nëse punoni në botim, gazetari dhe punë sociale, sepse mund të jeni bindës në ekspozimin e ideve dhe mendimeve. Investimi juaj në kulturë ose reflektimi nga përvoja është në plan të parë. Ndikime të shkëlqyera edhe për marrëdhëniet e miqësisë, sektor në të cilin priten risitë dhe goditjet e këndshme të fatit.

Shigjetari

Tre ditët e para të javës nuk do keni mundësi të uleni asnjë sekonde ulur, pra do jeni shumë aktivë dhe dinamikë. Nuk do pushoni asnjë moment dhe do përballeni me disa pengesa që mund të ngadalësojnë ngjitjen drejt suksesit në shoqëri dhe në punë. Krijoni shkëmbimin e ideve në çdo mjedis, veçanërisht në ato ku ju gjeni entuziazëm dhe interesa të përbashkëta.

Bricjapi

Ju mund të jeni duke tërhequr shumë vëmendje në një situatë shoqërore. Jini sharmantë dhe interesantë pa u bërë të neveritshëm ose imponues, dhe njerëzit do e shpërblejnë këtë aftësi me vlerësime. Sot dikush do përpiqet të tërheqë vëmendjen tuaj, por do të dështojë.

Ujori

Kjo është një ditë e mbushur me shumë luhatje për gjithë të lindurit e kësaj shenje. Këshillohet që të tregohet kujdes si për sa i takon ndjenjave, edhe raporteve miqësore dhe familjare, pasi mund të ketë probleme. Ndërkohë mjaft të favorizuara janë takimet dhe miqësitë e reja.

Peshqit

Një ditë me frekuencë të lartë, humor të shkëlqyeshëm dhe shumë nisma profesionale dhe sociale. Por rreziku i vetëm është se Hëna në fushën e njëmbëdhjetë ju bën të babëzitur jo vetëm për ushqimin, por edhe për emocionet dhe sukseset. Do keni disa mosmarrëveshje me partnerin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që…

LEXO ME SHUME