Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor, 18 shtator 2021

Dashi Kjo e shtunë do të jetë mjaft e tensionuar dhe e aftë për t’ju mashtruar në çdo situatë, madje edhe armiqësore. Ndërsa për të dashuruarit dita do të jetë e bukur dhe e mbushur me momente relakasi dhe lumturie.

Demi , Yjet parashikojnë një ditë të mbushur me humor pozitiv për ju sot. Kjo gjë do ju lejojë që të gëzoni çdo moment të kësaj dite të shtunë. Për çiftet janë rezervuar momente magjike të cilat do ngushtojnë edhe më tepër raportin e tyre.

Binjakët , Kjo fundjavë nuk do të jetë relaksuese dhe zbavitëse, pasi ju duhet të merreni me zgjidhjen e disa problemeve të cilat do ju shqetësojnë disi. Ndërsa për ata që janë në një marrëdhënie parashikohen çaste romantike, ku partneri do jua shprehë vazhdimisht ndjenjat e tij.

Gaforrja, Përpiquni të përfitoni nga të gjitha ato mundësi që mund t’ju ofrojnë avantazhe direkte ose indirekte. Gjithçka që keni bërë deri tani jua jep këtë të drejtë, por vetëm se duhet të tregoheni të kujdesshëm në hapat që hidhni. Për beqarët një takim interesant është parashikuar në horizont.

Luani, Sot do ju duhet t’i kushtoni vëmendje të ardhmes tuaj duke medituar dhe mbledhur mendimet. Gjatë kësaj dite do të përballeni me shumë emocione pozitive. Ritmet do të rriten gjatë mbrëmjes dhe harmonia juaj gjithashtu. Më financat tregohuni të kujdesshëm në mënyrë që mos të hasni probleme të mëvonshme.

Virgjëresha, Më në fund një fundjavë relaksi për ju, larg nga punët, angazhimet e papritura të llojeve të ndryshme dhe stresi. Parashikohet që ata që janë në një marrëdhënie të kalojnë një mbrëmje të paharrueshme dhe jo të zakonshme. Mundohuni të shfrytëzoni çdo çast të kësaj dite.

Peshorja, Këtë të shtunë do t’ju kapë një pesimizëm, por ajo që duhet të bëni është të mbusheni me energji dhe t’i kushtoni kohë pasioneve tuaja të preferuara. Mënyra juaj e të përballuarit të një situate do të pezmatojë shumë ata që nuk e kishin konsideruar fare këtë situatë. Në dashuri gjërat do të shkojnë mjaft mirë.

Akrepi, Dita e shtunë do të jetë një nga ato ditë ku gjithçka i dedikohet të dashurit tuaj që kohët e fundit ka ndjerë se është lënë pak pas dore si shkak i angazhimeve tuaja me punën. Një darkë e bukur romantike do forconte edhe më shumë marrëdhënien tuaj në çift. Në planin financiar gjithçka duket në nivele të mira, kjo ju lejon edhe për ndonjë shpenzim.

Shigjetari, Pas një periudhe të mbushur me tensione të mëdha, parashikohet që të kaloni një fundjavë të tërë të mbushur me momente të bukura dhe relaksim. Për ata që janë në çift, partneri do të di sot si t’ju bëjë të lumtur. Shfrytëzojeni këtë të shtunë dhe lini pas krahëve angazhimet e përditshmërisë.

Bricjapi, Do ta nisni ditën me një entuziazëm dhe energji pozitive. Madje sot do keni aftësi të forta për të organizuar dhe programuar javën e ardhshme lidhur me angazhimet tuaja më të rëndësishme. Edhe dashuria paraqitet mirë, ku gjatë kësaj dite do t’i dedikoni mjaft momente të bukura partnerit dhe do argëtoheni së bashku.

Ujori, Mbajini sytë hapur sot dhe mos lejoni t’ju ike nga duart asnjë mundësi e këndshme që do të shfaqet. Ndiqni interesat tuaja, pavarësisht se do të kërkojnë t’ju pengojnë me çdo kusht. Megjithatë keni vendosur që këtë të shtunë të mos merreni me çështje pune. Edhe dashuria do të përballet me disa pengesa.

Peshqit, Do të keni pak stres gjatë paradites. Pasditja paraqitet ideale për t’ja kushtuar vetes plotësisht dhe për të marrë timonin e momenteve të relaksit duke anashkaluar mendimet negative. Nëse jeni vetëm, gëzoi momentet e ditës pranë njerëzve tuaj të dashur si familja apo shoqëria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Agustin Baryel, jezuiti që shkroi i pari për komplotin e Illuminatit

Është thënë që macet sundojnë internetin, por ka një forcë edhe më të keqe për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

14 ‘të fshehtat’ e 14 Marsit, çfarë duhet të dini për Ditën e Verës

Origjina e Ditës së Verës vjen nga lashtësia. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor, 10 mars 2024

Dashi Klima yjore do jete shume e mire gjate kësaj dite dhe do e beje…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për të Shtunën, 9 Mars 2024

Dashi Gjatë kësaj të shtune do të ndiheni disi të dekurajuar dhe kjo për shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për të Enjten, 7 mars 2024

Dashi Në dashuri do të shfaqni shumë pretendime dhe kjo gjë, për shkak se po…

LEXO ME SHUME