Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor, e premte 31 janar 2020

Dashi

Dashuria do të bëjë që të harroni problemet që ju shqetësojnë. Ka disa probleme që të cilat nuk ju lënë rehat, duke nisur nga puna. Disa projekte nuk po ecin siç duhet dhe duhen ndryshuar.

Demi

Keni yjet në favorin tuaj, të cilat do ju lejojnë që të bëni kërkesa dhe të merrni përgjigje të mira. Përfitoni edhe në dashuri, por mos humbni kohë me kë nuk ju meriton. Në punë, duhet të veproni me sa më shumë diplomaci dhe do të shikoni se suksesi nuk do të vonojë.

Binjakët

Mundohuni që të shmangni konfliktet dhe tensionet, duke i shtyrë diskutimet për javën e ardhshme. Në raport me të kaluarën, yjet nuk do të jenë kundër dhe problemet në punë do të zbuten.

Gaforrja

E premtja do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe gjatë saj mund të ketë kundërshti në punë. Mundohuni që ti rregulloni gjërat me qetësi.

Luani

Gjatë kësaj dite do të ndiheni plot me energji, për shkak të ndikimit të favorshëm të Hënës. Mundohuni që të organizoni një takim me dikë të rëndësishëm. Veç bëni kujdes me shpenzimet, pasi shpesh e teproni.

Virgjëresha

Do të nisë një periudhë e mirë për dashurinë, ku do të ketë rikuperim të ndjeshëm. E premtja është mjaft e favorshme për ndjenjat dhe pasionin. Sa i takon punës mund të planifikoni të ardhmen, duke u siguruar që të mos gaboni.

Peshorja

Duhet të tregoheni më të kujdesshëm në raportet ndërpersonale, ku kërkohet qetësi. Mundohuni që ti lini gjërat që të rrjedhin lirisht. Në punë keni nevojë për më shumë stimuj dhe shtysën e duhur për të vazhduar. Frytet e mundit tuaj do ti shikoni në pjesën e dytë të vitit.

Akrepi

Ju pret një e premte e favorshme sa i takon dashurisë, ku do të keni mundësi që të përballoni dhe zgjidhni disa çështje në dashuri. Nëse ju intereson dikush, merrni guximin të parët. Në punë do të ketë pritshmëri të mira, nëse merrni iniciativën e duhur tani.

Shigjetari

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar në sajë të ndikimit të Hënës dhe Marsit, ku do të zgjidhni disa probleme të mbarutra. Në punë mund të ketë të reja dhe ndryshime, ndërsa shkurti do të sjellë zhvillime interessante.

Bricjapi

Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Nëse duhet të përballeni me dikë flisni qartë, dhe mos pretendoni më shumë nga sa duhet, shkruan noa.al Në punë duhet të përvishni mëngët dhe të vlerësoni mirë çdo gjë.

Ujori

Bëni mirë të reflektoni para se të flisni. Jeni disi të tensionuar dhe keni shumë gjëra që ju kalojnë në kokë. Kjo gjë mund t’iu shkaktojë ndonjë problem. Ndërsa sa i takon parave duhet të rikuperoni, pasi jeni përballur me vonesa në pagesa.

Peshqit

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, ku do të bëni plane të mëdha në çift. Në punë bëni kujdes me nervozizmin dhe përgjegjësitë e shumta që keni mbi supe. Po ashtu mund të keni probleme me të ardhurat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME