Categories Kuriozitete

Horoskopi i datës 6 mars 2020

Më në fund pas kaq kohësh do ju rikthehet humori dhe do jeni më optimistë sot. Keni për ta parë që në mënyrë gjërat do ju ecin akoma më mirë. Për ju që jeni në një lidhje, tensioni do fillojë të shuhet, por mos prisni që partneri t’iu hidhet në qafë dhe të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Gjithçka do rregullohet me kalimin e ditëve. Ju beqarët nuk do jeni shumë të interesuar për dashuriçka kalimtare dhe do jeni serish vetëm. Në punë keni lënë pezull goxha projekte kështu që filloni t’i vini ato sa më parë në zbatim pa humbur akoma kohë. Në planin financiar do keni goxha vështirësi. Kujdes me shpenzimet që do bëni.

Demi

Në shumë momente humori do ju ndryshojë gjatë kësaj dite dhe do i mendoni shumë ndryshe gjërat nga momenti në moment. Do jetë paksa e vështirë që t’iu ndjekin. Klima për ju të dashuruarit do ngrohet mjaft gjate. Në disa momente pasioni do rindizet dhe do kaloni momente të zjarrta me partnerin. Venusi do ndikojë pozitivisht tek jeta e ju beqarëve. Do jeni më të hapur ndaj eksperiencave të reja. Sipas Dritare.net, në punë do keni arritje shumë të mëdha dhe të gjithë do ju flasin me superlativa. Do dini përherë të bëni zgjedhjet më të mira. Në planin financiar çdo gjë do ndodhë si me magji. Jo vetëm që të gjitha problemet do rregullohen, por do ketë edhe përmirësime.

Binjakët

Çdo gjë ka për të qenë normale gjatë kësaj dite dhe nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Do jeni gjithë kohës të përgjegjshëm dhe të matur. Për te gjithë ju që jeni në një lidhje ka për të qene një ditë pozitive. Çdo gjë do shkojë siç e kishit menduar dhe nuk do konfliktoheni me të dashurin e zemrës. Ju beqaret do krijoni miqësi të reja dhe një prej tyre shumë shpejt do shndërrohet në diçka më tepër. Në punë keni për të shkëlqyer dhe nga gjithë arritjet do merrni përfitimet për të cilat jeni munduar gjithë këto kohë. Nëse financat nuk janë në gjendjen më të mirë, mos ngurroni të kërkoni borxhet që iu kanë marre disa miq.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në dyshim për disa gjëra dhe nuk do ndiheni të qetë për të vepruar. Nëse keni një lidhje, partneri do ju thotë diçka që do ju mërzitë shumë t. Mundohuni të ruani vetëkontrollin dhe ta harroni sepse nuk do mund të dilni dot nga kjo situatë. Ju beqarët do e ndieni më shumë se kurrë vetminë. Pranoni çdo ftesë që ju bëhet dhe mos qëndroni asnjë moment vetëm. Në punë do keni shumë aspirata, por do e keni të vështirë të përparoni. Mund t’iu bëhet edhe një propozim i ri, por ka mundësi të mos e pranoni. Nga ana tjetër kjo ditë pritet të jetë mjaft e mirë për të përmirësuar situatën financiare. Ndiqni këshillat e miqve.

Luani

Do jeni në formë të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe do ndiheni në çdo moment dinamikë dhe entuziastë. Buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë çast nga fytyra. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do ju ecë më së miri. Planetët do jenë në anën tuaj dhe do ju tregojnë gjithmonë rrugën që duhet të ndiqni. Ju beqarët do keni disa takime. Studiojeni deri në detaje personin që do njihni dhe me pas vendosni çfarë do të bëni. Po u nxituat mundet edhe të zhgënjeheni. Në punë nuk do e keni aspak të vështirë të organizoheni dhe do jeni mjaft produktive. Çdo gjë do ju rrjedhë ashtu si e kishit ëndërruar. Buxhetin duhet ta keni më tepër kujdes. Mos harxhoni shumë para sepse nuk keni shumë në gjendje dhe do ju duhen.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite Dielli do ju nxitë të kërkoni të jeni mbi të tjerët dhe të mos e favorizoni sa duhet komunikimin. Shumë probleme kanë për të ndodhur për ju. Ju që keni një lidhje do e kritikoni shumë partnerin pa menduar për gabimet që keni bërë vetë. Asnjë nuk është perfekt dhe të gjithë bëjnë gabime kështu që duhet të tregoheni pak kritikë ndaj vetes. E rëndësishme është t’i pranojmë këto gabime dhe të mundohemi t’i ndreqim. Ju beqarët nuk duhet t’i besoni të gjithëve që do takoni. Ata që do ju thonë fjalë të bukura gënjejnë më shumë. Në punë do e keni disi shpirtin e ekipit, por kësaj here do jenë kolegët që nuk do preferojnë të përzihen me ju. Analizojeni mirë gjendjen financiare para se të bëni shpenzime marramendëse në mënyrë që të shmangni problemet më vonë.

LEXO DHE :  Meta pas deklaratave të Ramës: Nuk do të merrem me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit!

Peshorja

Ka shumë mundësi që e shkuara e hidhur të kthehet sot në jetën tuaj dhe do ju trishtojë pafundësisht. Humori i keq do ju pushtojë shpejt. Ju që jeni në një lidhje do keni disa mosmarrëveshje dhe do ju mungojë energjia për t’iu bërë ballë. Qetësohuni dhe mendojini gjërat me kujdes. Sipas Dritare.net, ju beqarët do jeni joshës dhe do takoni dikë interesant. Mos mendoni menjëherë për martesën sepse ajo nuk është një lojë fëmijësh. Në punë duhet patjetër të merreni më shumë me detajet dhe me gjërat për të cilat më parë jeni kritikuat. Po bëtë gabime keni për të pasur probleme më të mëdha. Për sa iu përket financave ka ardhur momenti t’i organizoni më mirë. Mundohuni të shmangni disa shpenzime të panevojshme.

Akrepi

Shumë planetë do përplasen gjatë kësaj dite duke shkaktuar trazira të njëpasnjëshme në jetën tuaj. Do i prishni edhe marrëdhënien me disa persona të afërt. Nëse keni një lidhje ka rrezik që monotonia dhe trishtimi ta pushtojnë marrëdhënien tuaj. Do bënit mirë të mos e humbnit komunikimin me njëri-tjetrin dhe të mos merrnit vendime të nxituara. Urani do jetë planeti që do favorizojë takimet sentimentale dhe do ua bëjë ditën më të bukur ju beqarëve. Përfitoni sa më shumë që të mundni. Në punë përveçse do lodheni shumë do ju duhet të duroni edhe tekat e shefave. Mund t’iu kërkohen gjëra vërtet delikate. Perspektivat financiare duken të shkëlqyera.

Shigjetari

Do bëni të pamundurën gjatë kësaj dite për të ulur tensionet  dhe për të pasur një ditë sa më të këndshme. Nëse keni një lidhje duhet të mundoheni të gjeni shkaqet e problemeve që keni me njëri-tjetrin. Kjo është mënyra më e mirë për të rregulluar ambientin në dashuri. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni shumë të matur me çështjet e zemrës. Do shkëlqeni sot dhe askush nuk do iu bëjë dot ballë, por do ju duhet edhe të përzgjidhni. Në punë do jeni të shpejtë dhe do reflektoni para se të hidhni hapa. Në këtë mënyrë nuk do keni asnjë lloj problemi. Buxhetin do filloni ta organizoni më mirë dhe kjo do iu japë më shumë mundësi të bëni shpenzime.

Bricjapi

Besoni më shumë tek vetja gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë se do ja dilni me sukses. Jeta sentimentale për ju që keni një lidhje do jetë e qetë dhe pa probleme. Bëni çdo gjë ashtu si do e ndieni. Për ju beqarët, disa festa apo darka ku do shkoni me miqtë, do iu japin mundësi të njihni dikë shumë interesant. Mos e lini t’iu ikë nga duart, por jepini muhabet dhe flirtoni. Lëreni pas turpin nëse doni të gjeni dashurinë. Në punë do jeni tejet kreativë dhe nuk do ngurroni të ndërmerrni iniciativa të reja. Do keni edhe guxim dhe durim në të njëjtën kohë. Situata financiare do përkeqësohet mjaft pasi ju do shpenzoni pa limit. Vetëm këshillat e specialisteve do ju ndihmojnë.

Ujori

Ka shumë mundësi që t’i kushtoni vëmendje absolute familjes sot dhe mund të lini pas dore disa fusha të tjera. Ju të dashuruarit do keni konflikte me partnerin dhe gjërat nuk do shkojnë ashtu si keni dashur. Tregohuni pak më të duruar dhe ruani vetëkontrollin. Tensioni do jetë kalimtar. Nëse jeni beqarë do keni shumë dëshirë për të takuar dashurinë dhe me pak mundim do e gjeni atë. Do jetë ditë me fat për ju. Në punë nuk do keni ide shumë realiste dhe mund të neglizhoni edhe disa detaje të rëndësishme. Gjëra në këtë plan nuk do ecin ashtu si keni dashur. Yjet do ju ndihmojnë të përmirësoni situatën financiare dhe të jeni më të kujdesshëm me paratë që do shpenzoni.

Peshqit

Hëna e plotë do ju japë më shumë siguri në vetvete gjatë kësaj dite. Do jeni më të vendosur dhe nuk  do bëni gabime. Ju të dashuruarit do jeni shumë tolerante me atë që keni në krah. Gjithçka do shkojë më së miri edhe nëse nuk jeni shumë pas fjalëve të bukura. Përfitoni nga kjo ditë. Ju beqarët nuk do qëndroni në vetmi, por do keni një jetë sociale shumë aktive. Falë mbështetjes së disa planetëve ju do keni mundësinë të bëni edhe ndonjë takim. Në punë ka shumë mundësi që të nënshkruani një kontratë të rëndësishme, e cila do sjellë përfitime të jashtëzakonshme. Klima në këtë sektor do fillojë të ngrohet tej mase. Buxhetin menaxhojeni mirë në mënyrë që të mos keni probleme as më vonë. /dritare.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME