Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e shtunë 22 shkurt 2020

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 22 shkurt 2020 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

Ju pret një ditë pozitive në dashuri, në sajë të ndikimit tranzit të Venusit në shenjën tuaj. Bëni kujdes ndaj zgjedhjeve që do të bëni. Në punë duhet të mundoheni që të provoni rrugë të reja, por mos rrezikoni në nivelin ekonomik.

Demi

Dashuria do të jetë protagonistja e ditës, por nëse dikush ju kundërshton, mund të humbni durimin. Mundohuni që të flisni hapur lidhur me ndjenjat tuaja. Në punë, keni nevojë për më shumë përqendrim. Nga ana tjetër bëni mirë që të mos i shpenzoni energjitë për gjëra të kota.

Binjakët

Nëse së fundmi keni pasur kundërshti, kjo është dita e duhur për të bërë një sqarim. E shtuna do të jetë mjaft pozitive edhe sa i takon punës, ku do të arrini që të rikuperoheni edhe në nivelin ekonomik, edhe pse mund të momente nervozizmi për shkak të ndikimit të Mërkurit.

Gaforrja

E shtuna do të jetë mjaft pozitive, ndaj nëse duhet të përballoni disa situata të rëndësishme, bëni mirë që të flisni tani, pasi yjet janë në anën tuaj. Në punë ka shumë ankth, ndaj mundohuni që ti bëni gjërat me më shumë qetësi si dhe të bëni kujdes lidhur me situatën fuinanciare.

Luani

Kjo ditë do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, ndaj mundohuni që të mos i referoni problemet e punës në raportin në çift. Qysh nga kjo fundjavë, do të nisë përmirësimi. Në punë, duhet të përpiqeni që të gjeni më shumë qetësi.

Virgjëresha

Dashuria do të jetë nën ritmin e duhur, për shkak se do i kushtoni shumë vëmendje punës, duke lënë pas dore ndjenjat. Megjithatë yjet do të jenë në anën tuaj dhe mund të bëni gjëra të mëdha. Sa i takon punës, mos nënvlerësoni zhvillimet e reja.

Peshorja

Duhet të tregoni më shumë kujdes në dashuri, pasi do të ketë momente tensioni në raportin në çift, sidomos nëse po jetoni një krizë prej kohësh. Në punë ka diçka që nuk shkon, ndaj lërini gjërat që të rrjedhin normalisht dhe shtyjini zgjidhjet për më vonë.

Akrepi

E shtuna do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, por mos u mërzisni, pasi përmirësimi nuk do të vonojë. Mundohuni që të mos mendoni shumë për të kaluarën, madje dilni dhe mendoni vetëm për të tashmen dhe të ardhmen. Sa i takon punës, do të keni angazhime shtesë.

Shigjetari

Dita do të jetë mjaft e mirë sa i takon ndjenjave, ku yjet do ju shoqërojnë kërkojnë që të sqaroni diçka. Në punë ka shumë mundësi që të vijë një lajm i mirë brenda fundit të muajit.

Bricjapi

Kjo e shtunë do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, ku raportet në çift do të jenë të mbushura me tension dhe nervozizëm. Edhe në punë, do të ndihet një tension i tillë, ndaj bëni mirë që të organizoheni siç duhet.

Ujori

Dashuria do të ecë më së miri dhe historitë e lindura së fundmi do të kenë mënyrë që të zhvillohen më tej në të ardhmen, shkruan noa.al. Mundohuni që të mos tërhiqeni mbas dhe të mos mbylleni në shtëpi. Në punë, duhet të veproni me kujdes.

Peshqit

Kjo ditë do të sjellë një vonesë të vogël, por mos u shqetësoni, pasi nga e diela në sajë të Hënës dhe Diellit, do të keni mundësi të mira, sidomos në dashuri. Në punë, intuita nuk do ju zhgënjejë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME