Kuriozitete

I dashuri që nuk e ka takuar asnjëherë do qëndrojë në qeli deri në 2032, 28-vjeçarja: Do e pres

Njihuni me historinë më romantike dhe të rrallë. Një vajzë 28-vjeçe nga Holanda është fejuar me një të b urgosur që kurrë nuk e ka takuar personalisht, thotë se do ta presë atë derisa t’i përfundojë d ënimi, më 2032.

E reja, Kelly Jacobs ka vendosur kontakte me të burgosurin James Dentel, i cili po e vuan dënimin me 20 vite burgim në Oregon për sulm me armë ndaj katër personave. Ai është prapa grilave nga viti 2019. Pas shumë letrave, shkresave elektronike e mesazheve, raporti i tyre u shndërrua në romancë.

Dentel ka bërë disa tatuazhe të së fejuarës, e cila jeton rreth 8.000 kilometra larg tij, në Holandë. Ai madje e ka gdhendur shkronjën K në unazë, ndërsa Kelly e ka gdhendur shkronjën e tij në unazën e vet. Ai i propozoi të dashurës përmes një video-lidhjeje dhe ata po planifikojnë që të martohen në burg në tetorin e këtij viti, më shumë se një dekadë para lirimit të burrit nga burgu.

Prindërit e saj ia kanë dhënë pëlqimin marrëdhënies së pazakontë dhe çifti po planifikon të jetojë bashkë e të krijojë familje me fëmijë, kur Dentel të lirohet nga burgu.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: