Categories Kuriozitete

Iniesta i ndryshoi jetën, historia e pabesueshme e tifozit

“Goli i Iniesta më shpëtoi jetën”, thotë Luis María Diez Pícazo, një personazh i panjohur, por që i ndryshoi jeta pas finales së Kupës së Botës, Spanjë-Holandë, në vitin 2010. Mesfushori, me golin e tij vendosi gjithçka dhe nuk kishte spanjoll që nuk festoi.

Luis, tashmë një tjetër njeri nga ajo ditë, doli të festonte me miqtë e tij. Sigurisht ishte e pamundur të mos e kthente ndonjë gotë më tepër. Spanja ishte kampionia e re e botës dhe ai po shijonte gjithçka, deri në momentin që u rrëzua në një burim uji dhe rrezikoi të vdiste. Miqtë e tij e shpëtuan dhe menjëherë e dërguan në spital, aty ku edhe mjekët u kujdesën për të. Fatkeqësisht kishte pësuar një dëmtim të rëndë në shtyllën kurrizore dhe mbeti i paralizuar. Gjithsesi Luis kurrë nuk u dorëzua, madje mendon se ka fituar shumë nga ai aksident.

“Aksidenti më ka dhënë më shumë gjëra se sa më ka marrë. Goli i Iniesta më dha jetë”, tregon për “Marca” Luis, i cili ka marrë edhe një mesazh mbështetës nga mesfushori që bëri epokë me Spanjën dhe Barcelonën.“Duhet të nisja nga e para. Të mësoja gjëra si një fëmijë. I thashë vetes: ‘Bëj gjithçka që duhet bërë”, shton 46-vjeçari, i cili zbulon edhe kërkesën e tij për infermieren që ndodhej në dhomë kur doli nga koma.

“Mbaj mend që u zgjova nga koma dhe i thashë infermieres të më sillte një TV, pasi doja që të shikoja festimet. Më tregoi për puthjen e Iker dhe Sara dhe gjithçka kishte ndodhur në Madrid. E kisha humbur atë pjesë…”, shton i emocionuar Luis, i cili edhe pse lëvizën përmes një karroce, i pëlqen të zhytet në ujë, të luajë tenis apo të bëjë edhe serf. “Kisha dy vite pa u marrë me sport dhe u bëra si një fuqi. Gjithsesi e ndryshova situatën. Shita karrigen time të tenisit dhe të çiklizmit dhe tani kam një që është copë-copë, por është kjo që është.Sporti është motivimi im, por kurrë nuk ankohem. shkoj në palestër dhe jam gjithmonë duke bërë diçka. Jeta është shumë e bukur për të humbur pjesë të saj”, rrëfen Luis, një njeri që motivon këdo që kalon situata të vështira, si ajo që i ndodhi atij një moment gëzimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME