fbpx
Kuriozitete

Ka mbi 10 vite që nuk i pret, njihuni me vajzën me flokët më të gjatë në botë

Nilanshi Patel, 17 vjeç nga Modasa në Indi, mban rekordin si adoleshentja me flokët më të gjatë në botë Patel e vendosi rekordin e saj në vitin 2018, kur gjatësia e flokëve të saj shkonte në 170.5 cm. Ndërsa tashmë pas 2 vitesh ajo ka arritur të thyejë rekordin e saj të mëparshëm, duke pasur një gjatësi flokësh prej 190 cm.

17-vjeçarja e cilësuar ndryshe si “Rapunzel” ka më shumë se një dekadë që nuk i pret flokët e saj. Sipas mediave të huaja, vendimi i saj për të mos i prerë flokët erdhi si pasojë e një përvoje të keqe që ajo kishte kaluar në një parukeri në moshën 6-vjeçare.

“Që nga ajo kohë kisha frikë të prisja flokët dhe prindërit e mi e pranuan dëshirën time. Kryesisht i mbaj bishtalec, por kur luaj ose në raste të tjera i mbledh”, tha ajo.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button