Categories Kuriozitete

Kartolina e parë ekspozohet në Muze, daton në 1843

Në Muzeun e Londrës është ekspozuar kartolina e parë e dizenjuar nga Henry Cole. Kartolina është një punim dore dhe përcjell një urim për Krishtlindjen dhe Vitin e ri.

Kartolina e parë e Krishtlindjes që daton në vitin 1843 është ekspozuar në muzeun “Charles Dickens” të Londrës. E dizenjuar nga Henry Cole dhe ilustruar John Callcott Horsley, kartolina është një punim dore ku është pikturuar një familje e mbledhur rreth tryezës duke shijuar nga një gotë verë. Në të lexohet mesazhi: Gëzuar Krishtlindjen dhe një vit të ri të gëzuar për ju! Një urim që djali ua dërgon prindërve të tij. Nga 1.000 kartat e prituara fillimisht, 21 mbijetuan dhe një i është huazuar muzeut nga një tregtar librash në San Francisko.

Dickens dhe Cole, dy dizenjuesit e kartolinave që u bënë popullore në të gjithë botën, punuan në mënyrë të pavarur nga njëri tjetri. “Ky ishte një vit me të vërtetë i rëndësishëm për zhvillimin e Krishtëlindjes moderne. Kartolina e Krishtëlindjes është një pjesë e pandarë e festimeve tona sot dhe është një element domethënës në këtë periudhë të vitit” u shpreh kuratorja e muzeut, Louisa Price.

Cole ishte një ndihmës që vendoste pullat e postës në 1840 dhe imagjinoni që kartolina e parë është shitur për vetëm 12 qindarka. Ndërsa sot me miliona kartolina udhëtojnë në të gjithë botën. Dickens e kuptoi shpejt që industrializim do të thoshte një treg më i madh për të dërguar edhe libra si dhuratë Krishtlindjesh.

Bashkëkuroatori i muzeut, Simon Eliot tha se shkrimtari arriti t’i jepte një lloj identiteti të Krishtlindjes. Ekspozita “Libra të bukur; Dickens dhe biznesi i Krishtlindjes” do të qëndrojë i hapur në Muzeun e Londrës deri më 19 prill.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME