fbpx
Kuriozitete

Këlyshi thërret qenin e madh për mbrojtje, kur macja e ndalon të kalojë në territorin e saj

Ky është momenti zbavitës kur një qenush i vogël thërret mikun e tij më të madh për ta mbrojtur nga një maçok që nuk pranon t’i lëshojë territor në shtëpinë ku banojnë. Disa javë më parë qenushi Cavapoo Louie hyri në banjën e shtëpisë së tij New York, por macja e shtëpisë Marvin, kishte mendje tjetër. Pamjet tregojnë Marvin që godet me putrën e ngrehur kokën e Louie, i cili lëshon një klithmë dhimbjeje para se të kthehet mbrapsht i frikësuar.

Louie më pas del nga banja ndërsa macja ndjehet fitimtare. Filmuesja e pyet: “Marvin! Marvin mos përdore gje kthetrat?’ Por çeshtja zgjidhet disa çaste më vonë kur Louie kthehet me forca të reja, siç është qeni trupmadh Leela. Sapo Leela hyn në dhomë macja menjëherë kërcen në lavaman për të evituar një përleshje të mundshme. Ndërsa Louie tund bishtin i kënaqur që lejohet të kalojë në dhomë me shokun trupmadh në krah. Edhe filmuesja nis të qeshë teksa Marvin shkon për t’u fshehur në vaskë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button