Categories Kuriozitete

Kinema për të verbrit në Kinë, vullnetarët u përshkruajnë me fjalë skenat e filmave

Një grup vullnetarësh në Kinë kanë ndërmarrë një nismë për personat që kanë humbur shikimin. Ata u përshkruajnë me fjalë atë që ndodh në filma, në mënyrë që edhe personat e verbër të ndjejnë emocionet e artit të kinemasë. Zhang Xinsheng udhëton dy orë për një takim filmi me miqtë në fundjavë. Ai humbi shikimin në fillim të të njëzetave, por që kur u verbua ka zbuluar një dashuri të re, atë për kinemanë.

“Pasi dëgjova një film për herë të parë në 2014, ndjeva se një botë (e re) ishte hapur për mua,” tha ai. Dhjetëra të verbër, adhurues të filmave vijnë në shfaqjet e fundjavës të organizuara nga Teatri “Xin Mu”, aty ku një grup i vogël vullnetarësh u rrëfejnë me fjalë atë që nuk mund ta shohin me sytë e tyre.

Një narrator përshkruan atë që po ndodh në ekran, përfshirë shprehjet e fytyrës, gjestet, skenën dhe kostumet.”Bora po bie mbi Londër, një qytet në Angli. Është pak si Pekini, por ndërtesat nuk janë aq të larta,” shpjegon narratori Wang Weili.

Wang u frymëzua për të prezantuar filma për audiencën e verbër pasi i tregoi një shoku “Terminator”. Më pas mori me qira një ambient të improvizuar si Kinema, e cili ishte gjithmonë e mbushur me njerëz.Grupi ka shfaqur gati një mijë filma gjatë 15 viteve të fundit,  duke u krijuar mundësinë personave të verbër të ndjejnë emocionet e artit të kinemasë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME