Kuriozitete

Klienti publikon faturën 1.800£, ja sa kushton një pije energjike në restorantin e Nusretit

Një faturë e një klienti në restorantin e kuzhinierit të njohur, Nusret, është përhapur shumë në rrjete sociale. Vlera e saj është mbi 1.800 paund, ndërsa bien në sy edhe çmimet e larta të pijeve.

Përpos çmimeve të larta për secilën pjesë të ushqimit e pijeve, në faturë figuron edhe shuma prej 236.4 paundsh si tarifë për shërbim, shkruan Daily Mail. Në faturë vërehet se një pije Coca-Cola ka kushtuar nëntë paund, ndërsa katër pije energjike, RedBull, kanë kushtuar gjithsej 44 paund, që i bie se një kushton 11 paund ose rreth 12.8 euro.

Postimi në Twitter ka marrë gati 10.000 pëlqime, ndërsa shumë komentues kanë pranuar se janë tmerruar nga çmimet shumë të larta në menu. Në faturë shihet se një hamburger, i quajtur “burg i artë”, kushton hiç më pak se 100 paund. Një komentues shkroi: “Shpresoj që pjesën tjetër të lopës ta kanë dhënë në qese! 630 paund për një biftek!”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: