Një kotele e vogël është lë luftën me jetën pasi lindi me dy koka. Kotelja erdhi në jetë me lindje cezariane në Ratchaburi, Tajlandë qendrore. Pronarja e saj Chabaprai Nilpet e ka përshkruar kafshën si një mrekulli dhe i ka vendosur dy emra Ngern dhe Thong, që përkthehen respektivisht para dhe ar. Chabaprai kur erdhi në shtëpi e gjeti macen e saj Snow në përpjekje për të lindur.
Ajo kishte sjellë në jetë një prej koteleve, por dy të tjerat nuk kishte mundur. Menjëherë e dërgoi në veterineri dhe macja lindi me prerje cezariane. Zemra dhe mushkëritë e koteles ishin shumë të dobëta dhe veterinerët arritën ta mbajnë gjallë. Tani është në shtëpi me vëllain dhe motrën e saj. Chabaprai tha se po përdor shiringë për t’i ushqyer të dy kokat pasi nuk arrijnë të pinë nga qumështi i nënës.