
I pari i qytetit të Tiranës, Erion Veliaj ka festuar 39- vjetorin e lindjes. Por kjo ditëlindje ka qenë ndryshe për kreun e Bashkisë së Tiranës pasi pak muaj më parë Erion Veliaj u bë baba. Në jetën e çiftit të parë të Tiranës erdhi Kajan.
Me rastin e ditëlindjes së tij, kryebashkiaku ka zgjedhur që të falenderojë të gjithë miqtë e tij për urimet që i kanë bërë në ditën e lindjes përmes një fotoje të veçantë familjare ku është bashkë me Ajolën dhe djalin e tyre të vogël, Kajanin
E vendosur pranë pemës së Vitit të Ri, e gjithë familja duket mjaft e lumtur duke festuar ditëlindjen e Kryebashkiakut.
Përmes një statusi në rrjetin e tij social Veliaj shkruan në instagram : Shumë faleminderit të gjithëve për urimet, jeni një bekim i vërtetë! E çmojmë përditë mbështetjen tuaj e ju duam pafund. Eri, Ajo dhe Kai!