fbpx
BotaKuriozitete

Ku mund të hani falas për ditëlindjen tuaj në SHBA?!

Kur është fjala për ditëlindje, të gjithë ne dëshirojmë ta festojmë në një mënyrë sa më të veçantë. Por ditëlindja juaj mund të ketë disa përfitime që mund të mos i keni menduar kurrë. Shumë biznese ofrojnë marrëveshje dhe oferta për njerëzit që kanë ditëlindjen, duke u ofruar një drekë ose darkë falas. “Side Bright” ka zbuluar disa vende ku njerëzit që kanë ditëlindjen mund të përfitojnë një drekë ose darkë falas.

Au Bon Pain-Boston: Nëse regjistroheni për programin e tyre, ju mund të merrni një drekë falas në ditëlindjen tuaj.

Baskin-Robbins – është një zinxhir amerikan i dyqaneve të ëmbëlsirave.
Çfarë shkon më mirë me tortën e ditëlindjes sesa çdo gjë tjetër? Akullore! Cili është lloji më i mirë i akullores? Krem akullore; edhe kjo falas! Nëse ju regjistroheni Baskin-Robbins, ju mund të merrni një kuti akullore falas në ditëlindjen tuaj.

Benihana– është një zinxhirë restorantesh amerikane me seli në Aventura, Florida.
Në Benihana, ju merrni një zbritje prej 30 dollarë nëse porosini ushqimi në ditëlindjen tuaj. Kjo zbritje bëhet vetëm për ushqimet, jo për pijet. Ju gjithashtu duhet të regjistroheni për të marrë certifikatën e veçantë të ditëlindjes në mënyrë që të përfitoni nga promovimi.

Buca di Beppo– është një zinxhir restorantesh amerikane i specializuar në ushqimet italiane-amerikane. Nëse rezervoni një drekë ditëlindje me të paktën 4 persona, ju mund të merrni një tortë falas për ditëlindjen tuaj.

Culver’s-në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Regjistrohu me Culver’s dhe ju mund të merrni një kuti akullore falas në ditëlindjen tuaj.

Denny – Operon mbi 1600 restorante në Shtetet e Bashkuara. Denny premton një dhuratë të shijshme të ditëlindjes çdo vit, kur ju regjistroheni për programin e shpërblimeve të tyre. Përfitoni një dreke falas në ditëlindjen tuaj. Rrjeti i restoranteve në Amerikë, IHOP, po ashtu jep një drekë ose darke falas për çdo person që regjitrohet.

Panera Bread është zinxhir restorantesh me mbi 2,000 lokacione, të cilat janë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Selia e saj është në Sunset Hills, Misuri, një periferi të St Louis.
Panera Bread, ofron një drekë falas për me rastin e ditëlindjes së personit që regjistrohet në programin e tyre.

Red Robin automatikisht i jep anëtarëve në programin e tyre shpërblime një hamburger falas në ditëlindjen e tyre.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button