Kuriozitete

Kursen qindra paund, 34-vjeçarja angleze ndan rrobat me bashkëshortin e saj

Njihuni me Grace Surguy, 34-vjeçarja angleze e cila nuk blen rroba, pasi vesh ato të bashkëshortit të saj. Mediat vendase shkruajnë se Grace dëshiron të kursejë, ndaj blen rroba të përbashkëta me bashkëshortin e saj.

Kjo pasi rrobat kushtojnë shumë dhe xhepi i saj nuk përballon rroba të reja, ndaj në rrobat e dimrit, çifti kurseu 764 paund. Si pasojë, Grace dhe Ryan Kenwart, kur blejnë veshje, bëjnë një përzgjedhje që mund t’i veshin të dy.

E në këtë mënyrë kursejnë së bashku. “Është një mënyrë se si edhe çiftet e tjera mund të kursejnë. Asnjë nga miqtë e mi në lidhje nuk e kishte menduar këtë. Ju mund të kurseni aq shumë në rroba. Ato janë vërtetë të lezetshme dhe të përshtatshme për mua.”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: