Categories Kuriozitete

Lindi para kohe me defekt të rrallë në zemër, spitali kërkon ti heq aparaturat e mbajtjes në jetë foshnjes 9 muajshe

Një gjykatë ka bllokuar përkohësisht një spital në Fort Woth që ti heq aparaturat që e mbajnë në jetë një foshnje 9 muajshe. Tinslee Lewis asnjëherë nuk është larguar nga qendra mjekësore Cook Children, ku lindi para kohe dhe vuante nga një defekt i rrallë në zemër të quajtur anomalia e Ebsteinit. Vajza i ka kaluar 9 muajt e jetës së saj në një ventilator që merr frymë për të dhe një tub ushqyes që e furnizon me lëndë ushqyese stomakun e saj.

Më 31 tetor spitali njoftoi familjen e saj që donin ti hiqnin aparaturat që e mbajnë në jetë, kundër dëshirës së tyre. Një ligj në Teksas i jep të drejtën mjekëve për të hequr mbështetjen e jetës për një pacient në gjendje të pakthyeshme. Cook Children tha në një deklaratë se ka kontaktuar me 20 spital në të gjithë vendin për të transferuar Tinslee por asnjë nuk ka rënë dakord të marrë përsipër vajzën e vogël.

Nëna e saj Trinity kërkon një zgjatje të afatit të heqjes së aparaturave në mënyrë që të ketë më shumë kohë për të gjetur një spital që do mbajë në jetë vogëlushen me anë të aparaturave. Por doktoresha e Tinslee thotë se vajza e vogël e vogël po vuan dhe kurrë nuk do të përmirësohet ose kurohet. “Mendoj se ajo që po i bëjnë fëmijës tim nuk është e drejtë sepse truri i saj nuk ka vdekur,”-tha Lewis. “Ajo është aty dhe ka kaluar kaq shumë. Unë e di që do bëhet mirë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME