Kuriozitete

Luksi në hotelin përrallor, politikani shqiptar e kalon fundjavën të Zvicër në një nga vilat e tij (Foto)

Polikani shqiptar nga Kosova Behgjet Pacolli ka publikuar disa foto në rrjetet sociale nga vila që ai zotëron në Lugano të Zvicrës. Në një postim në Facebook, Pacolli shihet që ka kaluar një fundjave në hotelin e tij përrallor “Swiss Diamond”.

Politikani ka pozuar krah dy fëmijëve të tij, teksa shihet edhe pamja mjaft relaksuese që rrethon hotelin e tij.

“Një fundjavë plot dashuri familjare, atmosferë magjike dhe kohë të mirë; me Hanën, Isën, Diarin dhe Armanin, në shtëpinë tonë në Lugano”, shkruan Pacolli krahas fotove. Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli është një biznesmen i fuqishëm në fushën e ndërtimeve, politikan, filantrop dhe pasuria e tij kap një vlerë marramendëse.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close