fbpx
Kuriozitete

Me vetëm 130 persona, ky fshat zviceran ruan një “sekret” të madh

Ekziston një fshat në Zvicër që nuk mund të shkohet me makinë. Bëhet fjalë për Gimmelwald në kantonin e Bernës, në lartësinë mbidetare prej 1363 metrash. Ai gjendet midis maleve Schilthorn dhe Jungfrau.Pra deri te ky vend nuk mund të arrihet me makinë. Për shkak të mungesës së rrugës, në Gimmelwald ndalet teleferiku Schilthorn, mirëpo ekziston edhe shtegu malor i pajisur me litarë çeliku i cili e lidh me fshatin e afërt Murren.

Banorët e Gimmelwaldit janë diku 130 persona dhe merren me bujqësi, blegtori dhe turizëm, ndërsa në çdo shtëpi mund të blini djathë, i cili punohet nga qumështi i vendit. Banorët autoktonë të këtij fshati kanë më shumë lopë se kuti postare dhe nuk është për t’u befasuar që fëmijët në vend lozin në stalla.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button