fbpx
Kuriozitete

Mesazhi i grafitit me drerët e Babagjyshit që po bën xhiron e botës…

Çdo fund viti na gjen në mënyra të ndryshme e të gjithë shpresojnë që viti tjetër të jetë më i lumtur.

Disa janë të lumtur, disa kanë gjetur një dashuri të re, të tjerë kanë humbur një person që e donin shumë, të tjerë janë larg familjes e do të dëshironin të ishin pranë tyre, të tjerë enden rrugëve pasi nuk kanë një strehë ku të fusin kokën.Të gjithë i përjetojnë festat ndryshe.

Por atmosfera e dritave sjell pozitivitet edhe tek njerëzit më të zymtë.

Për fëmijët figura e Babagjyshit është shumë e shenjtë, pasi e konsiderojnë is plotësuesin e dëshirave të mëdha të tyre, me mjekër të bardhë si bora e  me thesin e mbushur me dhurata.

Disa mjaftohen me një fjalë të ëmbël e shumë të tjerë duan një dhuratë të shtrenjtë.

Të gjithë mund të kthehen në ‘Babagjysh’ në një moment të caktuar, pasi ne po të duam e kemi mundësinë të bejmë të lumtur një njeri që na do apo e duam shumë.

Një garfiti po bën xhiron e botës, që paraqet dy drerë duke fluturuar mes yjesh.

Por e veçanta e grafitit është se artisti ka zgjedhur që dy drerët të vizatohen para një stoli ku fle një i pastrehë në Birmingham.

Në stol kanë patur mundësi edhe të tjerë që të shkrepin foto në grafitin bardh e zi të shoqëruar me yje.

Zoti e bekoftë Birminghamin.

Ne e filmuam Ryan për 20 minuta, duke i dhënë një pije të nxehtë, dy çokollata dhe një çakmak, pa kërkuar kurrë asgjë”, ka shkruar artisti Bansky.

Deri tani videoja është parë nga rreth 3 milionë njerëz në të gjithë botën.

Foto në Birmingham

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button