Categories Kuriozitete

Metodë e pazakontë, kush vaksinohet, hyn në shorte për të fituar lopë dhe pula

Në Tailandë dhe Hong Kong autoritetet vendase ofrojnë pula, lopë dhe apartamente, nëpërmjet një shorteu, për të gjithë qytetarët që pranojnë të marrin vaksinën anti-Covid.Sipas mediave të huaja, duket se kjo iniciativë e qeverisë ka dhënë virtyte, pasi ka rezultuar se 50% e banorëve të zonës janë regjistruan në qendrat shëndetësore, për tu vaksinuar kundër Covdi-19.

“Është dhurata më e bukur që kam marrë ndonjëherë”, thotë banori 65 vjeçar, Inkham Tongham, kur fitoi një lopë prej 320 dollarësh, menjëherë pasi u vaksinua kundër Covid-19. Sipas raportimeve lokale, kjo është java e dytë e fushatës dhe kanë mbetur ende 27 lopë për t’u dhuruar. Nga 66 milionë banorë të Tajlandës, vetëm 4.76 milionë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19.

Shumë banorë në vendet aziatike duket se hezitojnë të vaksinohen, si pasojë e keqinformit të përhapur duke nxitur dyshime për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe efikasitetit, si dhe për arsye fetare. Ndërkohë në Hong Kong, ku pandemia deri më tani është kryesisht nën kontroll, autoritetet shqetësohen se për shkak të niveleve të ulëta të vaksinimit, metropoli do të mbetet i prekshëm ndaj shpërthimit të virusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME