
Gjiganti amerikan “Apple”, për disa minuta, u kalua nga konkurrenti i tij “Microsoft” që synon të bëhet sërish kompania më e pasur në Amerikë.
Kolosi informatik i Bill Gates me një vlerë të tregut prej 851,2 miliardë dollarë kaloi sot në Bursën e “Wall Street” kuotën e kapitalizimit të “Apple”, që regjistroi 847,4 miliardë dollarë.
Megjithatë, disa çaste më vonë “Apple” arriti të dalë sërish në krye.
Nëse “Microsoft” do të mbyllte vitin si kompania më e vlerësuar kjo do të ishte hera e parë që do të dilte në krye të klasifikimit që prej vitit 2002.