Categories Kuriozitete

Mjaft gjykuat gratë që nuk i japin gji foshnjave; Të gjitha arsyet i keni më poshtë

Disa gra vendosin të mos ushqejnë me gji fare për arsye nga më të ndryshmet ose thjesht sepse nuk duan. Bright Side tregon rastet e disa prej grave që kanë marrë këtë vendim: Disa kushte mjekësore mund të parandalojnë që një nënë të prodhojë qumësht. Disa gra kanë thithka të sheshta, të cilat gjithashtu mund ta bëjnë gji dhënien më të ndërlikuar. Ka të porsalindur që nuk mund të thithin gjirin për shkak të një gjendjeje të quajtur “lidhja e gjuhës”, e cila kufizon lëvizjet e tyre të gjuhës.

Disa gra përjetojnë ankth ose depresion pas lindjes, dhe ushqyerja me gji është shumë e rëndë për to. Të tjerët mund të ndjehen jo mirë mendërisht kur ushqejnë me gji ose thjesht kur mendojnë për të, kështu që ata mund të vendosin të mos e bëjnë atë.

Ndodh që dhe fëmija nuk pranon ushqyerjen me gji. Kjo mund të jetë për shkak se foshnja ka lindur para kohe dhe ka kaluar shumë kohë në inkubator, ose nëna vetë ka patur ndërlikime dhe ka qënë e pamundur . Ka edhe arsye të tjera që kjo mund të ndodhë, si për shembull nëse mamasë i është dhënë ilaç pas lindjes. Arsye të tjera mund të jenë dhe dëshira për të ardhur në formën e mëparshme, detyrimet për të nisur punën shumë herët, etj.

Nëse një grua zgjedh të ushqejë me gji, ajo është e vetmja që mund ta marrë atë vendim. Kështu që sa herë që foshnja është e uritur, ajo duhet të jetë gati dhe asnjë i afërm tjetër nuk mund të zërë vendin e mamasë kur ajo është e lodhur. Dhe pompimi i qumështit është gjithashtu një proces që merr shumë kohë. Kështu që mjaft gjykuat çdo grua që merr një vendim si ky më sipër!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME