Categories Bota, Kuriozitete

Momente emocionuese kur peshkaqeni i bardhë del me gojën hapur para turistëve të shtangur në barkën në Afrikën e Jugut (video-foto)

Në disa momente tmerruese të kapura në kamera një peshkaqen i bardhë del si përbindësh nga uji duke tentuar të kapë mishin disa pëllëmbë larg turistëve në një barkë shëtitjeje në Afrikën e Jugut.

Pamjet e rralla tregojnë bishën e detit 4 metra të gjatë që del nga oqeani për të kapur një copë të madhe mishi që ishte nxjerrë enkas, duke e marrë me dhëmbët e tij të mprehta, e duke e tundur derisa e çliron nga filli.

Ai në pamje ishte një nga katër peshkaqenët që silleshin rreth barkës turistike pranë plazhit Klein Brak në gjirin Mossel Bay, në Afrikën e Jugut.

Video dhe imazhet tregonin predatorët gjigantë që regjistroheshin nga turistët britanikë dhe zhytësit në një kafaz hekuri që tërhiqej nga barka.

31 vjecari britanik Mark Graham, ishte duke drejtuar grupin turistik në shititjen mes peshkaqenëve që zgjati rreth katër orë.

Mark tha se ishte i kënaqur me regjistrimet dhe aventurën duke thënë se jo gjithmonë peshkaqenët e hapur janë kaq të uritur dhe agresivë.

Ai tha: “Asnjë nuk u frikësua, edhe turistët që nuk donin të futeshin në ujë më pas ndryshuan mendje dhe hynë në kafaz për eksperiencën me peshkaqenët.

“Peshkaqenët e bardhë janë zakonisht të ngadaltë dhe kuriozë, duke qëndruar vetëm poshtë barkës dhe kafazit për të investiguar”.

Kështu që kur kemi ditë të tilla aktive është e mrekullueshme të shikosh predatorët të dalin nga uji duke sulmuar karremin që i nxjerrim”.

Mark shtonte: “Nuk mendoj se është i justifikuar i gjithë reputacioni  tyre si kafshë të frikshme pasi peshkaqenët vrasin mesatarisht një njeri në vit, pesë sulme fatale ndodhën në vitin 2022, ndërkohë që njerëzit vrasin rreth 11,000 peshkaqenë në orë”.

“Nëse keni shansin t’i shikoni ata në botën e egër, ju garantoj se do të ndryshoni mendim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME