Categories Kuriozitete

Monedha e artë shitet në ankand për çmimin marramendës prej 2.28 milionë dollarë

Një monedhë  5 £ e cila u krijua për të përkujtuar mbretërimin  e  Mbretit Edward VIII është shitur për një rekord botëror prej 1.65 milion £ (2.28 milion dollarë). Monedha e artë me bustin e monarkut nuk u vu kurrë në qarkullim.

Ishte një nga tre monedhat  Edward VIII që ekzistojnë dhe dy monedhat e tjera i përkasin një koleksionisti në Amerikë. Rekordi i mëparshëm për monedhën më të shtrenjtë britanike  të shitur në ankand ishte për mbretin William IV, e cila u shit në Monako tetorin e kaluar për 703.000 paund.

Monedhat Eduard VIII janë aq të pakta sa që edhe Duka i Windsor kishte një kërkesë për të marrë një set monedhash të tij. Monedha Mbretërore pritej të fillonte prodhimin e monedhave Edward VIII në 1 Janar 1937. Pjesa e përparme e monedhës me diametër 1.4inç mbart një bust të Eduardit, ndërsa në anën e pasme Shën Gjergjin mbi kalë duke vrarë një dragua.

Monedha u nxor në shitje nga një koleksionist aziatik i cili e kishte në pronësi që në vitin 2002.  Prejardhja e saj e hershme nuk dihet, raporton Daily Mail. Cristiano Bierrenbach,  nënkryetar ekzekutiv në Heritage tha : ”Kjo është monedha që nuk mund ta kishte asnjë mbret.” “Shitja e saj ishte me të vërtetë një mundësi një herë në jetë për ankandistët.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME