Kuriozitete

Multimilioneri ofron 1 milion dollarë kush gjen këtë përgjigje

Një multimilioner nga Las Vegas, ofron 1 milion dollarë shpërblim për të gjetur përgjigjen e pyetjes: A ka jetë pas vdekjes?

Robert Bigelow, 75 vjeç, i cili është pronari i “Budget Suites” në Amerikë, në muajin qershor themeloi Institutin Bigeloë për studimin e vetëdijes. Ai njoftoi një konkurs ku shkencëtarët që do të marrin pjesë duhet të jenë të informuar mbi fushën e neurologjisë dhe psikologjisë.

Kandidatët duhet të paraqesin deri më 1 gusht një tezë prej 25,000 fjalësh, ku të argumentojnë nëse shpirti jeton edhe pasi trupi vdes. Përgjigjet do të shqyrtohen me kujdes nga një grup shkencëtarësh të mjekësisë dhe fituesi do të shpallet më 1 nëntor.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close