fbpx
Kuriozitete

Nasa humbet një nga katastrofat që mund ti ndodhte Tokës

11 asteroide që mund të godasin Tokën dhe shkaktojnë shkatërrim të paparë.

Njëmbëdhjetë asteroide me potencialin për të shkaktuar “shkatërrim të paparë” mund të godasin Tokën, kanë zbuluar astronomët, raporton “The Sun”. Nëse kjo nuk ju shqetësonte sa duhet, ekspertët thonë se Nasa nuk dinte për këto ndikime të mundshme derisa studimi të mbaronte.

Asteroidet u konsiderua si potencialisht shkatërrues nga një super-kompjuter duke punuar së bashku me “rrjetin nervor”. Ajo që e bëri jetën të vështirë për Nasa ishte që objektet në fjalë kanë një orbitë “kaotike”, duke i bërë shtigjet e tyre të ndërlikuara për t’u ndjekur.

Secili prej 11 asteroideve është më i gjerë se 100 metra (330 këmbë), që do të thotë se ata mund të shkaktojnë dëme të mëdha nëse rrësohen në Tokë. Për perspektivë, objekti Tunguska i cili rrafshoi 2000 kilometra katrorë pyll në Siberi vlerësohej të kishte një diametër midis 50 dhe 80m, kanë shkruar autorët e studimit, nga Universiteti Leiden.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button