Kuriozitete

Ndalohet plastika në Everest

Autoritetet në Nepal kanë ndalur përdorimin e plastikës në rajonin e Everst. Masa vjen si një përpjekje për të zvogëluar sasinë e mbeturinave të lëna pas nga alpinistët. Ndalimi do të hyjë në fuqi në komunën Khumbu Pasang Lhamu nga janari i vitit 2020. Një zyrtar lokal tha për AFP se kjo do të ndihmojë në mbajtjen e rajonit, Everestit dhe maleve pastër për një kohë të gjatë.

Autoritetet kohët e fundit pastruan 11 ton mbeturina nga Mali Everest. Të gjitha shishet plastike për pirje dhe plastika do të ndalohen në provincë. Kompanitë e udhëtimit, linjat ajrore dhe Shoqata e Alpinistëve të Nepalit do të punojnë me zyrtarët lokalë për të zbatuar ndalimin.

Khumbu Pasang Lhamu pret dhjetëra mijëra turistë çdo vit dhe qeveria po prezanton gjithnjë e më shumë masa për të kufizuar efektin që ata kanë në zonë. Aktualisht, marrja e lejes për ngjitjen në malin më të lartë në botë kushton 11.000 dollarë. Gjithashtu është sugjeruar rritjen e kësaj shifre në të paktën 35.000 dollarë. Deri tani gjatë vitit 2019 të paktën 11 persona vdiqën ose u zhdukën në majën e Everest, nga një rekord prej 885 persona që u përpoqën të ngjiteshin në Everest.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button