
Ka ndërruar jetë njeriu me hundën me të gjatë në botë. Mehmet Özyürek, nga Turqia, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Mehmeti ishte i njohur dhe i dashur për dëshirën e tij për jetën dhe shpesh fliste se sa “i bekuar ” ishte që kishte një hundë që thyente rekord.
Atij iu dha titulli si njeriu me hundën më të gjatë tri herë në vitin 2001 në Guinness World Records: Primetime në Los Angeles, përsëri në 2010 në xhirimet e Lo Show dei Record në Itali dhe në 2021. Çdo herë, matja e hundës së tij ishte 8.8 centimetra.
Rekordmeni u sëmur dhe pësoi një atak në zemër para se t’i nënshtrohej një operacioni javën e kaluar. Mjekët kanë ndërhyrë, nuk kanë mundur ta shpëtojnë.