Kuriozitete

Ndodh edhe kjo/ Avioni mbushet me ujë gjatë fluturimit në 9 mijë metra lartësi, tmerrohen pasagjerët

Pasagjerët që ishin brenda aeroplanit të aviokompanisë “British Airways”, që po udhëtonte nga Londra për në Washington DC, mbetën të habitur dhe nuk dinin si të veprojnë kur panë ujin duke u futur në sasi të madhe brenda kabinës.

Kjo skenë kaotike u regjistrua me telefon brenda aeroplanit Airbus A380, që po fluturonte 9 mijë metra lartësi.

Një pasagjer është dëgjuar duke sharë derisa uji futej brenda kabinës, pak momente para se të fillonte të bëhej gati piloti që ta zbriste mjetin në DC.

Nga kjo aviokompani kanë bërë të ditur se “vërshimet” ndodhën si rezultat i një defekti në valvula që furnizojnë aeroplanin me ujë të pastër.

“Derisa nuk kishte probleme sa i përket sigurisë, kjo hapësirë shpejt u izolua dhe vazhdoi udhëtimi sipas planit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close