Categories Kuriozitete

Në karrocë të invalidëve, Lai Chi-wai ngjitet në një rrokaqiell në Hong Kong

Lai Chi-wai është bërë personi i parë në Hong Kong, që ndonëse në karrocë të invalidëve, ka arritur të ngjitet 250 metra në një rrokaqiell, shkruan agjencia Reuters. Ai ka arritur të ngjitet duke e tërhequr veten me litar për më tepër se dhjetë orë. Këtë tentim e bëri ai për të mbledhur para për personat që kanë pësuar lëndime të shtyllës kurrizore. 37-vjeçari, i cili kishte pësuar aksident trafiku para dhjetë vjetëve dhe si pasojë ka mbetur i parazuar nga beli e poshtë, nuk arriti që të ngjitet në majën e Kullës Nina 300 metra të lartë që gjendet në Kowloon.

“Ishte mjaft e frikshme. Duke u ngjitur në mal, unë mund të mbahem në shkëmbinj apo vrimat që gjenden në to, por me xhama gjithandej, kësaj radhe mund të mbështetesha vetëm te litari”, ka thënë Lai.

Në këtë ngjarje u mblodhën 670 mijë dollarë. Lai, para vitit 2011, ishte kampion i katëfishtë i Azisë në ngjitje në shkëmbinj dhe në një moment ishte i teti në botë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME