Categories Kuriozitete

Në Maqedoni lind viçi me dy koka dhe katër sy

Një viç me dy koka, një mutacion shumë i rrallë gjenetik, ka lindur në Lazec, një fshat në Maqedoninë e Veriut. Fermeri Vasko Petrovski thotë se veterinerët që ekzaminuan kafshën pasi erdhi në jetë, e cilësuan atë plotësisht funksionale.

“Herët në mëngjes lopa solli në jetë një viç të jashtëzakonshëm, me dy koka. Menjëherë thirrëm veterinerin dhe kur erdhi tha se ishte një fenomen natyror”, tha fermeri Vasko Petrovski. Viçi ka dy kafka të ngjitura, katër sy, dy gojë dhe një palë veshë. Kur njëra gojë ushqehet me qumësht, tjetra kopjon lëvizjet në mënyrë simultane.

“Do ta mbajmë gjallë sa më shumë që të mundemi. Do bëjmë gjithçka për ta mundësuar këtë”. Megjithatë veterinerët theksojnë se ka shumë pak gjasa që viçi të jetojë për një kohë të gjatë. Rastet me deformime të tilla në strukturën e kokës, një gjendje e cila quhet policefali, janë shumë të rralla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME