Kuriozitete

Në zjarr, në ujë të ftohtë dhe të pinë gjakun e kobrës – këto janë ushtrimet e ushtrive në botë

Ushtritë në të gjithë botën janë në kërkim të ushtarëve më të mirë të mundshëm, shpeshherë shumica nga ta nuk kanë mundur t’u bëjnë ballë trajnimeve ushtarake dhe janë dorëzuar. Këtu është një listë e ushtrimeve ushtarake më të çmendura në botë:

Rruga për në parajsë Në Tajvan, ushtria ka vendosur të zgjedhë ushtarët përmes stresit mendor dhe psikik. Kjo bën që ushtari të durojë kushtet më të vështira të betejës. Testi ”Rruga drejt Parajsës” është faza përfundimtare e një programi 9 javor të trajnimit.

Ai kërkon që të trajnuarit të kryejnë ushtrime të ndryshme, përfshirë zvarritje të leopardit përgjatë një shtegu të gjatë, i cili është i mbushur me korale dhe shkëmbinj. Ndërsa rekrutët zvarriten nëpër terrenin e mprehtë, ata pësojnë dhimbje ekstreme. Të gjithë që marrin pjesë në këtë ushtrim, kanë mbetur të zgjuar 4 netë nga dhimbjet e shumta.

Zjarri ( Forcat Speciale Bjelloruse ) Bjellorusia njihet si shteti diktator i fundit në Evropë, e një përbërës kryesor i diktaturës është edhe një ushtri e fortë. Testi fillestar përfshin një marsh të shpejtë 10 km, i ndjekur nga luftime dorë me dorë, duke sulmuar një ndërtesë të lartë dhe akrobaci.

Forcat e Sigurisë së Bjellorusisë u kërkohet të kalojnë një regjim stërvitor intensiv në mënyrë që të veshin “Beretën e Kuqe”. Ndër detyrat janë shtigjet që kalojnë mbi flakë ndërsa nën këmbët e tyre qëllohet me armë, luftojnë në mes të tymit aq të trashë sa nuk mund të shohin një pëllëmbë larg, dhe thyerja e grumbujve prej betoni që digjen me kokë. Koktej gjaku i kobrës (marinsat amerikanë) Trajnimi i Marinsave të SHBA’ve, tani përfshin pirjen e gjakut të kobrës, dhe heqjen e kokës së pulës me dhëmbët e tyre. Kjo stërvitje mbahet në Tajlandë, dhe zgjat 11 ditë. Ajo përfshin rreth 14 mijë ushtarë, kshtu duke u mësuar edhe teknikat e mbijetesës në xhungël. Gjaku i kobrës thuhet se ka shumë lëndë ushqyese dhe mund të ndihmojë ushtarin në raste urgjente

Plagosje në kraharor (Forcat Speciale Ruse) Forcat speciale Ruse përballen me një seri rrreziqesh nga terroristët vendas, kjo duhet të thotë se ata duhet të jenë të përgatitur për çdo ngjarje që ndodh. Rekrutët i nënshtrohen ushtrimeve unike dhe të rrezikshme. Kjo përfshin edhe gjuajten e njëri tjetrit në gjoks. Disa nga ta marrin lëndime, e disa arrijnë të shpëtojnë.

Trajnimi në Ujë të Ftohtë (Marinsat amerikanë) Marinsat amerikanë duhet të durojnë torturat ekstreme, së pari duke u mbuluar nga koka deri te këmbët me baltë, pastaj të notojnë për 25 minuta në një pishinë me temperatura ekstreme të ulëta.

Vrapimi në baltë ( Marinsat britanikë ) Kjo është pjesa më e mërzitshme e trajnimit 32 javor, e që shumë rekrutë kanë frikë. Ata janë të detyruar të kalojnë deri në 45 minuta duke kryer detyra ekstreme fizike në baltë aq të trashë sa që mezi mund të lëvizin. Ata janë të rraskapitur, demoralizuar, dhe të mbuluar nga koka deri te këmbët në baltë me erë të tmerrshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close