Kuriozitete

Nisin gërmimet në vilën në Poloni për 48 arka flori sipas ditarit të oficerit ‘SS’ (fotot)

Gjuetarët e thesareve kanë nisur sot gërmimet për 10 ton flori të nazistëve, që besohet se janë fshehur në një pallat të shekullit të 18-të në Poloni.

Gërmimet e drejtuara nga fondacioni Silesian Bridge, janë përqendruar në fshatin Minkowskie në parkun e gjerë të vilës. Thesaret besohet se janë fshehur me urdhër të kreut të njësisë famëkeqe naziste ‘SS’, Heinrich Himmler.

Grupet e specialistëve po zhvendosin me kujdes shtresat e tokës, teksa vendi po trajtohet si objekt arkeologjik.

Zyrtari i kërkimeve Roman Furmaniak tha: “Ne e dimë se po kontrollojmë në vendin e duhur. Fondacioni ka folur disa herë me Inge para se të vdiste dhe ajo na tha të kërkojmë këtu. Do të gërrmojmë në një thellësi prej 5 metrash. Vendi ishte izoluar nga specialistët 75 vjet më parë”.

Vendndodhja është përcaktuar nga ditari dhe harta e një oficeri SS të quajtur von Stein, dhe një prej vajzave që punonte në pallat e cila më vonë u bë e dashura e tij.

Oficeri mes të tjerash shkruante: “E dashura ime Inge, unë do të plotësoj detyrimet e mia dhe të Zotit. Disa transportime ishin të suksesshme. 48 thasët e mbetur të Reichsbank po t’i besoj ty. Vetëm ti e di se ku ndodhen ato. Zoti na ndihmoftë ty e mua të përmbushim detyrën”.

Disa ditë para nisjes së gërmimeve grupet gjetën një bajonetë gjermane të Luftës II Botërore, cka shtoi motivimin e tyre. Furmaniak shtoi: “Ne e dimë se Inge kishte një bajonetë dhe dy pistoleta. Ajo duhet t’i kishte fshehur ato sepse nëse i gjenin rusët do të kishte qenë e rrezikshme për të”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: