Kuriozitete

Një grua nùdo hyn në program dhe hedh gur në drejtim të moderatores (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rumani, një grua nudo hyn në skenë dhe qëllon me gur moderatoren teksa ajo po fliste. Moderatorja Mirella Vaida sapo e kuptoi që një grua po i afrohej teksa ajo fliste para karmerave, filloi të bërtistë dhe të bëntë hapa prapa.

Dy punonjës vrapuan pas gruas duke u përpjekur ta ndalonin, por gruaja arriti të gjuante me gur prezantuesen, por për fat të mirë nuk e goditi. Pasi u kthye sërish në transmetim direkt, Mirela Vaida u tha shikuesve se çfarë ndodhi:

‘Jam thjesht e shokuar. Po bëj përpjeke të madhe për të qëndruar e qetë. Ne nuk e dimë se kush është zonja. Ajo bërtiste : më jepni paratë. Kolegët e mi e mbuluan me batanije dhe më pas u mor nga policia. Kam frikë për jetën time. Kam marrë shumë kërcënime për jetën në Facebook dhe Youtube nga një person i quajtur Magdalena erban. Çfarë mund të them më shumë po mundohem të vazhdoj programin dhe shpresoj të kem sukses’. Pas publikimit, videoja mori mijëra klikime në pak minuta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: