Categories Kuriozitete, Lifestyle

Njihuni me burrin që humbi këmbët, krahët dhe hundën e tij vetëm nga pështyma e qenit

Shkencëtarët, të cilët po studiojnë njeriun që humbi këmbët, krahët, hundën dhe buzën e sipërme të tij kur pitbull-i e lëpiu, besojnë se kanë zbuluar një mutacion gjenetik që shkakton tek pronarët e kafshëve një reagim të rrallë ndaj pështymës së qenëve. Gjatë 10 viteve të fundit, të paktën gjashtë persona kanë pasur reagime të rënda ndaj një forme të rrallë të baktereve të quajtur Capnocytophaga, e cila është e zakonshme dhe e padëmshme tek qentë, por mund të jetë fatale për njerëzit që e kapin atë.

Njëri prej tyre është Greg Manteufel, 49 vjeç, nga West Bend, Wisconsin, i cili humbi krahët, këmbët, hundën dhe buzën e sipërme pasi pitbull-i i tij Ellie e lëpiu. Rasti është jashtëzakonisht i rrallë dhe mjekët në spitalin e tij, Froedtert & Kolegji Mjekësor i Wisconsin, nuk ishin në gjendje të shpjegonin pse ai u sëmur kaq rëndë. Por studiuesit e Shkollës Mjekësore të Harvardit kanë gjetur një variant gjenesh që i bën njerëzit më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të problemeve të rënda mjekësore nga bakteret.

Greg Manteufel mendoi se po sëmurej nga gripi në qershor 2018, pasi përjetoi simptoma të etheve, të vjella dhe diarre. Por kur ai filloi të ndihej më keq, familja e tij e çoi në spital. Mjekët i bënë teste gjaku dhe zbuluan se ai do të infektohej me një patogjen bakterial të njohur si canimorsus capnocytophaga. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH), bakteret gjenden në pështymën e qenve dhe maceve të shëndetshëm.

Një studim i vitit 2014 të bërë nga shkenctarët japonezë, zbuloi se bakteret ishin të pranishme në 69 përqind të qenve dhe 54 përqind të maceve. Bakteret mund të transmetohen tek njerëzit përmes kafshimeve dhe lëpirjeve nga kafshët. Nuk dihej nëse Greg kishte pasur ndonjë gjendje të tillë më parë por pjesët në të cilët ai kishte probleme, morën ngjyrë të zezë.

Ai i tha mjekëve:

Bëni atë që duhet, për të më mbajtur gjallë” Manteufel iu nënshtrua më shumë se 20 operacioneve, duke përfshirë amputimet e krahëve të tij të majtë dhe të djathtë pak nën bërryl, dhe këmbët përmes mesit të gjurit. Gruaja dhe djali i tij qëndruan optimistë, sepse ai vetë ishte i tillë.

Gruaja e tij u shpreh:

Greg tha që ai nuk erdhi kaq larg për të pushuar dhe ta lërë sëmundjen ta mposhtë atë,”. Ai ishte jashtë njësisë së rehabilitimit të pacientëve për rreth dy javë dhe bëri përparime të ngjashme të shpejta duke përdorur protetikën e krahut dhe protetikën e këmbëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME