Categories Kuriozitete

Njihuni me gruan me 12 fëmijë: Jam mama me kohë të plotë

Ndonëse 32-vjeçe,amerikania Britni Church është nënë e 12 fëmijëve. Pak ditë më parë, ajo u bë nënë e fëmijës së 12-ë, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Rowyn. Në një intervistë për mediat e huaja, Britni ka treguar se nuk i interesojnë paragjykimet e njerëzve. Ajo tregon se ndihet mirë me një familje kaq të madhe dhe është e përkushtuar maksimalisht ndaj fëmijëve dhe bashkëshortit.

“Të tregohem e sinqertë kur u bëra mama e 6 fëmijëve, më vinte turp nga vetja. Më dukej si dicka e gabuar, por në fakt nuk është kështu. Jam shumë krenare tani për fëmijët e mi, nuk kam më turp. Jam një mama që i përkushtohem plotësisht familjes dhe kujdesem shumë për to”, tha Britni.

E reja ka treguar se në një javë shpenzon plot 230 paund për t’u kujdesur për familjen. Gjithsej merr 5 kuti me drithëra, 66 kuti me qumësht dhe mbi 600 pelena bebesh, pasi gati gjysma e fëmijëve të saj, janë në një moshë të vogël. Ajo ka thënë se është bërë nënë sapo ka mbushur 16 vjeçe dhe vajzën e madhe e ka 15 vjeçe. Nga martesa e parë ajo ka dhe 4 fëmijë të tjerë, ndërsa nga martesa e dytë 7, katër prej të cilëve binjakë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME