BotaKuriozitete

Panda lind dy binjakë në kopshtin zoologjik të Belgjikës (Foto/Video)

Dy binjakë të një pandeje gjigante kanë lindur në një kopsht zoologjik të Belgjikës ditën e djeshme, me peshë prej 141 gramësh. Këlyshët e vegjël me ngjyrë rozë janë pa qime dhe po përballen me ditët e para të pasigurisë, por lindja e tyre përfaqësoi një ‘shpresë të re’ për speciet e rrezikuara bardh e zi, njoftoi sot kopshti zoologjik Pairi Daiza në Brugelette të Belgjikës, transmeton lajmi.net.

Binjakët, një mashkull dhe një femër, pamja e të cilave u përshkrua si ‘karkaleca rozë’ nga punonjësit e kopshtit zoologjik, u lindën në orë të ndryshme, të cilët priten të vendosën në inkubatorë. Hao Hao, nëna e tyre kishte ngelur shtatzënë në prill.

‘Kjo lindje e dyfishtë është një lajm i mrekullueshëm për këtë specie të jashtëzakonshme që cenohet edhe sot,’ tha Eric Domb, presidenti dhe themeluesi i Pairi Daiza. Sipas Fondit Botëror të Kafshëve të egra, të vegjlit e pandave janë zakonisht 1/900-ta e madhësisë së nënës së tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close