Kuriozitete

Pasioni për kamionët, historia e 28-vjeçares që punon shofere: Gjithmonë e kam dashur këtë punë, e shoh si karrierë

Mbretëria e Bashkuar gjithnjë e më shumë përballet me mungesën e drejtuesve të kamionëve, ndërkohë disa firma po përpiqen të tërheqin më shumë gra në këtë profesion pasi aktualisht vetëm 1% e shoferëve të kamionëve janë femra. Shanalee Johnson, e cila drejton një nga firmat më të mëdha të transportit të vendit, Wincanton, është pjesë e atij 1%.

28-vjeçarja, e cila mori patentën para se pandemia të godiste Anglinë në shkurt të 2020, thotë që pasioni i saj dhe dashuria për të drejtuar makinën e shtynë atë të kërkonte një vend në industrinë e transportit pasi kishte punuar si sistemuese raftesh në një supermarket.

“Mua gjithmonë më ka pëlqyer nata. Gjatë ditës ka shumë trafik, kështu që të mësosh natën ishte më e lehtë për mua personalisht. Edhe në punët e mëparshme kam punuar natën.” Për arsyen se pse ka kaq pak gra në industrinë e transportit, Johnson e cila bën udhëtime të shkurtra në Londër thotë se mendimi që kjo është një punë burrash ka bërë që të ketë pak gra shofere.

“Unë gjithmonë e kam dashur këtë punë. Burrat nuk më kanë bërë të ndihem si e përjashtuar nga ky profesion. Ata gjithmonë më kanë ndihmuar.” “Është njësoj si të ngasësh një makinë apo jo? Unë në fakt jam e ngazëllyer të ngrihem për të shkuar në punë, të pres me padurim diçka. Unë e shoh atë si një karrierë në këtë moment, është vërtet energjike për mua.”

Mungesa e shoferëve të kamionëve nuk është një problem i ri, por efektet e mungesave të kohëve të fundit kanë prishur zinxhirët e furnizimit të bizneseve. Pandemia e koronavirusit, Brexit dhe ndryshimet e taksave kanë kontribuar të gjitha në mungesën e shoferëve të kualifikuar. Organet e industrisë vlerësojnë se ka një mungesë prej rreth 100,000 shoferësh.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: