fbpx
Kuriozitete

Pasurohen më shumë/ Rritet miliarda dollarë pasuria e Bezos, Zuckerberg dhe Gates

Ndërsa amerikanët dhe popullata e botës po përballen me vështirësi financiare për shkak të shpërthimit të koronavirusit, miliarderët janë pasuruar edhe më shumë për shkak të saj. Sipas një raporti, të botuar të enjten vlera totale neto e të ardhurave e miliarderëve amerikanë u rrit me rreth 434 miliardë dollarë nga 19 Marsi, kur SHBA u mbyll në izolim.

Sipas Forbes pjesë e listës janë 623 miliarderët që jetojnë në SH.B.A., përfshirë CEO-n e Amazon Jeff Bezos, bashkëthemeluesin e Microsoft Bill Gates, bashkëthemeluesin e Facebook Mark Zuckerberg, investitorinWarren Buffett dhe themeluesin e Oracle Larry Ellison. Raporti tregon ata janë pesë miliarderët e parë në listë pasuria e të cilëve u rrit me 19%.

Në total, rreth 600 miliarderë amerikanë përfituan rritje të pasurisë së tyre.Pandemia ka shfaqur hendekun e madh të pasurisë në Amerikë, dhe miliarderët janë simboli i pabarazisë ekonomike. Kështu thuhet në raportin e bërë publik ditën e enjte.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button