Categories Kuriozitete

Përse e kemi të vështirë të mbajmë mend se çfarë na ka ndodhur deri në moshën 4-vjeçare?

Thonë se personalitetet tona janë formuar në fëmijërinë tonë, por sa ironike është që mezi mbajmë mend ndonjë gjë nga fëmijëria. Ky fenomen ju ndodh të gjithë njerëzve dhe madje ka edhe një term zyrtar-amnezi fëmijërie. Teksa rritemi, ne harrojmë njerëzit, ngjarjet dhe madje edhe vendet që kemi hasur si fëmijë.

Ka ende shumë kërkime aktive mbi këtë temë, por më poshtë mund të lexoni disa informacione vërtet të rëndësishme rreth këtij fenomeni që shpesh mund ta keni çuar ndër mend:
Çfarë është amnezia e fëmijërisë dhe kur ndodh?

Amnezia e fëmijërisë është pamundësia e të rriturve për të kujtuar detajet e ngjarjeve apo edhe ngjarjet e plota që u kanë ndodhur para moshës 4-vjeçare.

Disa studiues shkuan edhe me tej dhe zbuluan se fëmijët para moshës 7 vjeç janë në gjendje të kujtojnë 60% ose në shumë të ngjarjeve të së shkuarës së tyre. Ndërsa fëmijët 8 dhe 9 vjeç, mund të kujtojnë deri në 40%. Kjo do të thotë se teksa ne kalojmë në faza të ndryshme të zhvillimit tonë, aq më pak kujtojmë ato që kanë kaluar.

Kujtimet tona janë të lidhura ngushtë me aftësinë tonë për të folur
Një nga teoritë, pse nuk i ruajmë kujtimet tona të fëmijërisë është se nuk mund të komunikonim verbalisht në atë kohë. Kur flasim për një kujtim, ne përdorim fjalë dhe mund ta përshkruajmë atë me shumë detaje. Shumica e foshnjeve nuk fillojnë të flasin para moshës 2 vjeç, kështu që ata thjesht nuk janë në gjendje të krijojnë një kujtesë kohezive.

Prindërit tanë ndryshojnë versionin e historive

Një studim tjetër tregon se prindërit tanë janë në gjendje të ndryshojnë rrëfimin e fëmijërisë sonë. Mendoni për këtë: kur nuk mbani mend diçka ju prireni t’i kërkoni nënës ose babait t’ju ndihmojnë që ta kujtoni. Mirëpo, ata mund të kenë versione të ndryshme të historisë, sepse ashtu e mbajnë mend dhe ata. Kjo gjë juve ju konfuzon akoma edhe më tepër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME