Ky është momenti kur një peshkaqen i bardhë sulmon një fokë. Teksa vakti i drekës u sigurua prej tij, deti mori ngjyrë të kuqe.
Pamjet janë filmuar me 10 shtator nga turistët që po lundronin me një anije në New Brunswick, Kanada. Organizatori i turneut, Jolly Breeze, postoi videon në faqen e tyre në Facebook, dhe tha se ishte hera e tretë që ata kishin parë një fokë duke u sulmuar nga një peshkaqen, dy prej rasteve në harkun kohor të dy javëve.