Kuriozitete

Princesha e Kembrixhit i bën blerjet me ulje si gjithë të tjerët në supermarket

Dukesha e Kembrixhit i habiti klientët e një supermarketi në Angli, pasi u shfaq atje për të bërë blerjen e dhuratave festive. Kejt, 36 vjeç, ishte bashkë me djalin Xhorxh dhe vajzën Sharlotë. Ajo u fut mes turmës për të zgjedhur gjërat që do blinte në supermarketin e uljeve, The Range.

Një mama që po bënte pazar në dyqan tha se mbeti e befasuar. “Nuk prisja që të shihja një të familjes mbretërore në këtë supermarket,” tha ajo. Mendohet se Kejt po blinte dhurata për pjesën tjetër të familjes mbretërore.

Mbretëresha pëlqen që familja e saj të shkëmbejë dhurata modeste për Krishtlindje, në përputhje me traditën gjermane, shkruan ‘The Sun’.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close