Categories Kuriozitete

Prodhohet dysheku që tregon për tradhtinë e partnerit. Ja si funksionon

Teknologjia do ti vijë në ndihmë dhe partnerëve dyshues si dhe do të nxjerrë zbuluar partnerët tradhtarë.

Një kompani spanjolle ka prodhuar një dyshek kundër tradhtisë.

Ky lloj i dyshekut inteligjent quhet Smarttress dhe është projektuar nga kompania spanjolle e quajtur Durmet.

Dysheku Smarttres është i lidhur me një aplikacion që shkarkohet në telefon.

Por si do të funksionojë?

Nëse mbi sipërfaqen e dyshekut do të ketë lëvizje të cilat nuk ngjasojnë me ato të gjumit, apo të hedhjes së fëmijëve mbi dyshek, kjo pajisje mundëson automatikisht dërgimin e një mesazhi në ‘smartphonet’ e pronarëve, duke i sinjalizuar për aktivitetin që po ndodh.

Kjo është bërë e mundur nga disa sensorë inovativë që regjistrojnë presionet që ushtrohen mbi dyshek.

Kompania njofton se ju mund të aktivizoni oraret kur doni që të merrni njoftim nga kjo pajisje inteligjente që ndodhet në dhomën tuaj.

Deri tani si dysheku Smarttress janë prodhuar disa dhe blihen me porosi, por kompania njofton se shumë shpejt këta dyshekë inteligjentë do të jenë në treg për të gjithë përdoruesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME