Categories Kuriozitete

Pronari i nevrikosur hedh në erë Tesla-n prej kostos së ndërrimit të baterisë (Video)

Një finlandez që u trondit nga kosto e ndërrimit të baterisë për Tesla Model S, vendosi ta hedhë në erë makinën e ti elektrike së bashku me një kukull të Elon Musk brenda saj. Pronari tha se kishte humbur besimin te kompania pasi iu kërkuan të paguante 20,000 euro për baterinë e re të makinës.

Ai kishte qenë mes blerësve më të hershëm të modelit Tesla Model S, që kanë dalë në shitje në 2012, kështu që i kishte skaduar garancia.

Burri nuk donte të paguante shumën masive prandai kontaktoi me komentues të tjerë në rrjet dhe bashkë me ekspertët e eksplozivëve të kanalit Pommijätkät, organizuan shfaqjen e shpërthimit të makinës me eksplozivë.

Tesla ishte dërguar në një gropë piktoreske të mbuluar me dëborë diku në Finlandë, ku u instalua ne trup me 30 kilogramë dinamit. Para shpërthimit, një manekin me fytyrën e njeriut të reklamuar si më i pasuri në botë, Elon Musk, u vendos në karrigen e shoferit. Kukulla ishte sjellë me helikopter dhe u lëshua në dëborë nga lartësia.

Shpërthimi i organizuar në detaje shkatërroi tërësisht makinën dhe ishte regjistruar nga kamerat në disa kënde. Modeli Tesla Model S kushton aktualisht $95,000 në versionin e motorit të dyfishtë, dhe arrin deri në $130,000 me motor të trefishtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME